Në kuadër të
përkujtimit të Lindjes së Begatë të Hz.
Muhammedit (a.s), ditën e hënë, më 19
shkurt 2013, Myftinia Shkodër ka
zhvilluar një aktivitet fetar në xhaminë
e Medresesë.
Aktivitetin e ka përshëndetur Myftiu
i Shkodrës Imam Muhamed Sytari, që ka
theksuar se tubime të tilla kanë një
dobi të madhe për besimtarët, sepse në
to mbizotëron paqja, prehja shpirtërore
dhe njohuritë e reja mbi jetën dhe
misionin e Hz. Muhammedit (a.s).
Në fjalën e tij Myftiu ka kërkuar që
të rinjtë e sotëm të përpiqen ta
kërkojnë përsosmërinë e kohës së tyre në
shembullin e Hz. Muhammedit (a.s), që
ishte i fundit profet dhe i dërguar
mëshirë për mbarë botrat.
I ftuar special në këtë takim ka
qenë edhe Imam Didmar Faja, drejtues i
Qendrës Islame Shqiptare-Amerikane të
Arizonës. Në fjalën e tij para të
pranishëmve, ai ka rrëfyer pjesë nga
eksperienca e tij personale në shërbim
të Thirrjes Islame. Ai ka vlerësuar
rolin e madh që kanë medresetë për
edukimin e brezit të ri me moralin e
besimit dhe nxitjen e dijes së dobishme.
Imami i nderuar ka dhënë disa këshilla
të dobishme për medresistët e pranishëm,
ku nuk ka lënë pa përmendur faktin se
edhe ai ka qenë pjesë e gjeneratave të
para të Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” në
Shkodër.
Aktiviteti ka vijuar më këndimin e
disa pjesëve të Mevludit, salavateve dhe
ilahive të përzgjedhura nga imami i
xhamisë së Medresesë, teologu Resmi
Likaj dhe medresisti Orhan Dani.
Aktiviteti ka përfunduar me
faljen e namazit të mesditës me xhemat.
|
|
|
|
|