Me ftesë të Myftiut
të Shkodrës Imam Muhamed Sytari, ditën e
xhuma, më 15 shkurt 2012, Drejtuesi i
Qendrës Islame Shqiptare-Amerikane të
Phoenix, në Arizona të ShBA, Imam Didmar
Faja, ka mbajtur hytben e xhumasë në
xhaminë e Parrucës.
Në prag të namazit të xhumasë, Imam
Muhamed Sytari ka mbajtur një fjalë para
besimtarëve, në të cilën ka bërë një
prezantim të aktivitetit të frytshëm të
drejtuesit të AAIC të Phoenix, Imam
Didmar, gjatë viteve të fundit në
Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Myftiu ka përmendur numrin e madh të
amerikanëve të konvertuar në Islam gjatë
viteve të fundit në Qendrën Islame
Shqiptare-Amerikane në Phoenix. Duke i
uruar mirëseardhjen në Shkodër, ka
lajmëruar se hytbeja e xhumasë së sotme
do të mbahet nga imami i nderuar.
Ndërkohë, në hytben e tij të xhumasë,
Imam Didmar Faja, ka folur mbi rëndësinë
dhe vlerën e studimit të jetës dhe
virtyteve të Hz. Muhammedit (a.s), si I
dërguari i fundit dhe “mëshirë për mbarë
botrat”.
Gjatë hytbes së xhumasë, është cekur
edhe realiteti i sotëm në vendin tonë
dhe tendenca e verbër për të imituar
perëndimin. Imam Didmar Faja, ka
theksuar se imitimi i verbër është një
humbje dhe devijim nga rruga e traditave
dhe virtyteve tona si shqiptarë dhe si
muslimanë.
Në hytben e xhumasë së sotme, është
folur edhe për turpin e madh të
përjashtimit të vajzave me shami nga
shkollat, paragjykimin dhe persekutimin
e tyre në Shqipërinë e sotme. “Ndërkohë
në Amerikë, edhe në Shtëpinë e Bardhë ka
punonjëse me hixhab”- ka thënë Imam
Didmar Faja.
Pas përfundimit të namazit dhe
riteve të xhumasë, ai është takuar me
besimtarë të shumtë, që i kanë uruar
mirëseardhjen në vendlindje dhe e kanë
falënderuar për hytben e mbajtur.
|
|
|
|