Ditën e xhuma, më 8 
										shkurt 2013, nëpërmjet minberit të 
										xhumasë në xhaminë e lagjes Ajasëm, 
										Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka 
										vijuar të flasë mbi dashurinë e 
										Resulull-llahit (a.s) dhe nevojën që ka 
										njerëzimi sot për të gjetur rrugën e 
										udhëzimit nëpërmjet dritës së Hz. 
										Muhammedit (a.s).
           
										
Myftiu ka tërhequr vëmendjen se në 
										realitetet e botës islame po përhapet 
										një virus i mungesës së edukatës në hak 
										të Resulull-llahit (a.s), në emër të 
										respektimit të traditave profetike. Për 
										këtë, Myftiu ka thënë se muslimanët e 
										sotëm duhet të mos ndikohen nga asnjë 
										rrymë a thirrje shterpë që bën ftesë për 
										ndalimin e tubimeve në të cilat 
										përkujtojmë të Dashurin tonë Hz. 
										Muhammedin (a.s), lexojmë a këndojmë 
										jetën dhe traditën e tij, këndojmë ilahi 
										e dhikre, salavate e lutje, me të cilat 
										afrohemi përherë e më shumë me Zotin.
										
“Dëshmojeni dashurinë e 
										Resulull-llahit me çdo formë legjitime 
										dhe mos u ndikoni nga asnjë frymë që na 
										ndan nga traditat e të parëve tanë dhe 
										dëshmimin e dashurisë për pejgamberin 
										tonë në jetën e përditshme!” – ka thënë 
										Myftiu gjatë hytbes. 
           
										
Më tej, Myftiu ka përmendur 
										argumente që vërtetojnë se Hz. Muhammedi 
										(a.s) është dërguar edhe qortues dhe 
										sihariques për njerëzinë: “Qortues për 
										të gjithë ata që kanë devijuar rrugën, 
										sihariques për të gjithë ata që hyjnë në 
										rrugën e dashurisë për All-llahun dhe të 
										Dërguarin e Tij, duke u dëshmuar si 
										besimtarë dhe të bindur ndaj Zotit dhe 
										vullnetit të Tij në jetë”.           
										
Pas përfundimit të namazit të 
										xhumasë, Myftiu ka zhvilluar një 
										bashkëbisedim me besimtarët e kësaj 
										xhamie, imamin z. Bledar Xama dhe 
										muezinin 80 vjeçar të saj, H. Latif Ura, 
										të cilit i ka uruar shëndet të plotë për 
										të vazhduar shërbimin dhe përkushtimin e 
										tij shembullor ndaj kësaj xhamie.
| 
												 | 
| 
										
												 | 
| 
												 | 
