Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Nëpërmjet minberit të xhamisë së Parrucës, ditën e xhuma, më 1 shkurt 2013, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka shprehur falënderimet dhe mirënjohjen e tij për muslimanët e Shkodrës, pjesëmarrës në aktivitetin e një dite më parë në teatrin “Migjeni”.
           
Të gjithë kanë qenë dëshmitarë të ndërprerjes së energjisë elektrike në dy momente, gjatë mbrëmjes fetaro-arstistike në nderim të personalitetit të Hz. Muhammedit (a.s), ndonëse në sallë ndodhej edhe Kryetari i Bashkisë Shkodër, Prefektja, Kryetari i Këshillit të Qarkut, Myftiu i Shkodrës, përfaqësuesit më të lartë të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë e shumë personalitete islame nga trevat shqiptare.
           
Por, sikurse ka thënë Myftiu në hytben e xhumasë: “të gjithë ishim dëshmitarë të qetësisë së ruajtur, qytetarisë dhe kulturës së besimit të dëshmuar nga të pranishmit në sallë, të cilët errësirën e krijuar e kthyen në dritë e begatim duke kënduar së bashku salavate përmbi Resulull-llahin (a.s) dhe dhikre të ndryshme!”
           
Myftiu ka theksuar se kjo është fryma e vërtetë e qytetarisë shkodrane, shpirti i së cilës janë muslimanët e Shkodrës, me virtytet, kulturën dhe botën e tyre të madhe.
           
“Prandaj, më lejoni t’ju them me zemër të madhe: Faleminderit dhe mirënjohje, sepse keni dëshmuar vlerat dhe shpirtin e kësaj dashurie të madhe që ushqen qenien tonë dhe na bën të jemi këta që jemi!”- ka thënë Myftiu.


Myftiu, muslimanëve të Shkodrës: “Faleminderit dhe mirënjohje!” - Parrucë, 01 shkurt 2013

Myftiu, muslimanëve të Shkodrës: “Faleminderit dhe mirënjohje!” - Parrucë, 01 shkurt 2013