Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

Harta e Vizitorëve

Mbrëmjen e së enjtes, më 31 janar 2013, Myftinia Shkodër ka organizuar një aktivitet fetaro-artistik në teatrin “Migjeni”. Aktiviteti vjen në atmosferën e përkujtimit të Lindjes së Begatë të Hz. Muhammedit (a.s).
           
Të ftuar të shumtë, në mesin e të cilëve Kryetari i Bashkisë Shkodër, Prefektja e Shkodrës, Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, përfaqësues të lartë të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Myftiu i Prizrenit, Myftiu i Gjakovës, Myftiu i Tiranës dhe Myftiu i Malësisë së Madhe, personalitete të shquara islame të trevave shqiptare, drejtues të shoqatave partnere, besimtarë të shumtë, të rinj e të reja, kanë shijuar për rreth dy orë një program të mbushur me emocione të mëdha, nëpërmjet të cilave është lartësuar personaliteti i Hz. Muhammedit (a.s) dhe misioni me të cilin u dërguar si Vulë e Profetëve të Zotit.
           
Aktiviteti ka nisur me këndimin e ezanit, që ka ardhur si një surprizë e këndshme me zërin melodioz të teologut të nderuar Hafiz Ethem Haliti, i ftuar nga Myftinia Shkodër enkas për këtë mbrëmje.
           
Më pas, për herë të parë në Shkodër, të ftuarit kanë pasur mundësi të dëgjojnë një pjesë kur’anore me zërin e ëmbël të pedagogut të Universitetit “Bedër”, Hafiz Davut Aktepe.
           
Dokumentari “Dhembshuria e Profetit Muhammed (a.s)”, ka dhuruar emocionet e prezantimit para publikut, të cilësive dhe vetive më të mira të Hz. Muhammedit (a.s).
           
Aktiviteti është përshëndetur nga Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari, kancelari i K.M.Sh. Ali Zaimi, si dhe Myftiu i Prizrenit Lutfi ef. Ballëk.
           
Mbrëmja ka vijuar me këndimin e disa ilahive nga këngëtaret Rezarta Smaja dhe Selma Bekteshi, si dhe nga “Grupi i Ilahive” në Universitetin “Bedër”, të cilët e kanë mbushur sallën me emocione dhe kanë bërë që edhe të pranishmit të këndojnë së bashku salavate dhe dhikre të ndryshme.
           
Në fund, për të pjesëmarrësit janë shpërndarë libra, revista dhe broshura që hedhin dritë mbi jetën e Hz. Muhammedit (a.s) dhe misionin e tij.
           
Me këtë rast, Myftinia Shkodër shpreh mirënjohjen e saj për Shtëpinë botuese “Prizmi” dhe drejtorin e saj z. Nuh Tokçelik, që dhuroi për këtë mbrëmje të shënuar 500 kopje të librit “Krenaria e njerëzimit Profeti Muhammed”.
           
Aktivitete të ndryshme në përkujtim të personalitetit dhe misionit hyjnor të Hz. Muhammedit (a.s), do të zhvillohen edhe në ditët në vijim në xhami të ndryshme të Shkodrës dhe përtej tyre.

“Hz. Muhammedi (a.s) – I dërguari i fundit, mëshira e dhuruar”, në teatrin “Migjeni” - 31 janar 2013