Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Ditën e xhuma, më 25 janar 2013, është falur e xhumaja nr. 200 në xhaminë e Medresesë. Me këtë rast, hytbeja e xhumasë është mbajtur nga Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari.
           
Fillimisht, Myftiu ka falënderuar All-llahun (xh.sh) për mirësinë e lirisë dhe ndërtimin e xhamive të reja, në një kohë e në një vend, që më shumë se kurrë ka nevojë për xhami të reja dhe për forcimin e frymës së besimit të pastër në zemrat e njerëzve.
           
Myftiu ka vënë theksin te detyra që kanë muslimanët e sotëm, të rinjtë në veçanti, për ta mbrojtur xhaminë, duke u dëshmuar si bijtë e saj.

“Të jesh djali i xhamisë, do të thotë të përpiqesh ta ruash moralin e xhamisë, atë që ajo të mëkon dhe të edukon. Morali i xhamisë është dija dhe thellimi në të, frika e Zotit, kudo që të jemi, harmonia në mes të vëllazërisë islame dhe dëshira për të bashkëpunuar me vëllanë tënd musliman! Morali i xhamisë është ta ruash fenë tënde dhe mos ta shesësh atë për asnjë arsye në botë, për asnjë interes tjetër!”- ka thënë Myftiu.            

Gjatë hytbes së kësaj xhumaje, Myftiu thënë se përkujtimi i faktit se sot falim të xhumanë e 200-të, është një arsye më shumë për ta falënderuar Zotin për mirësinë e madhe të Islamit dhe për mundësinë që kemi për të praktikuar të lirë fenë tonë, për ta frekuentuar xhaminë e për ta dëshmuar dritën e saj në jetën tonë.


Myftiu mban hytben e xhumasë nr. 200 në xhaminë e Medresesë - 25 janar 2013

Myftiu mban hytben e xhumasë nr. 200 në xhaminë e Medresesë - 25 janar 2013

Myftiu mban hytben e xhumasë nr. 200 në xhaminë e Medresesë - 25 janar 2013