Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Ditën e enjte, më 24 janar 2013, Myftinia Shkodër ka zhvilluar një bashkëbisedim fetar në Tv1 Channel, me rastin e përkujtimit të Lindjes së Begatë të Hz. Muhammedit (a.s), të dërguarit të fundit dhe Vulës së Profetësisë.
           
Pyetjeve të teologut Arben Halluni i është përgjigjur Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari, që ka hedhur dritë mbi misionin dhe parashikimet hyjnore për ardhjen e profetit të fundit në Librat e Shenjtë.
           
Fillimisht, gjatë këtij bashkëbisedimi që ka zgjatur rreth një orë, është folur për larminë e aktiviteteve të sivjetshme që ka planifikuar Myftinia Shkodër, me qëllim përkujtimin dhe zgjimin e vëmendjes së opinionit publik ndaj personalitetit dhe misionit të hz. Muhammedit (a.s).
           
Më pas, Myftiu ka shpjeguar domethënien e termit: “Ulul-Azëm”, që përkufizon pesë profetët më të spikatur dhe më të veçuar në Kur’an; Hz. Nuh, Hz. Ibrahim, Hz. Musa, Hz. Isa dhe Hz. Muhammed, paqja qoftë mbi ta.
  
Në mënyrë të shkoqitur, Myftiu ka argumentuar edhe prezencën e profetësive për ardhjen e Hz. Muhammedit (a.s) edhe në Biblën e sotme. Nëpërmjet një literature të përzgjedhur dhe studimeve vetjake, Myftiu ka hedhur dritë mbi shumë versete biblike që të komentuara dhe të analizuara nga teologët dhe studiuesit e feve, vërtetojnë se në këtë versete bëhet fjalë pikërisht për Profetin e Fundit, pikërisht sikurse e përmend edhe Kur’ani Famëlartë: “Mëshirën do ta caktoj për ata të cilët u ruhen (mëkateve), e japin zekatin dhe për ata që i besojnë argumentet tona. Që pranojnë të dërguarin (Muhammedin), Pejgamberin që nuk shkruan as nuk lexon, të cilin e gjejnë të cilësuar (të përshkruar me virtytet e tij), te ata në Teurat dhe në Inxhil, e që i urdhëron ata për çdo të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe, u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet, dhe heq nga ata barrën e rëndë të tyre dhe prangat që ishin mbi ta.”.[1]
           
Gjatë bashkëbisedimit është folur edhe për aktivitetin e zhvilluar ditën e mërkure, më 23 janar 2013 nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, mbi zgjidhjen e problemeve sociale në dritën e Traditës Profetike, ku një veçori e spikatur ka qenë shpërndarja e një hadithi profetik mbi moralin e profetit Muhammed (a.s), mbi të cilin është zhvilluar edhe pjesa e fundit e këtij bashkëbisedimi që është transmetuar ditën e enjte, më 24 janar 2013, në orën 18.30 dhe që do të ritransmetohet ditën e nesërme, më 25 janar 2013, në ora 13.30 në Tv1 Channel.



[1] Kur’ani: 7: 156-157.


“Të përkujtojmë Vulën e Profetësisë” në Tv1 Channel - 24 janar 2013

“Të përkujtojmë Vulën e Profetësisë” në Tv1 Channel - 24 janar 2013

“Të përkujtojmë Vulën e Profetësisë” në Tv1 Channel - 24 janar 2013

“Të përkujtojmë Vulën e Profetësisë” në Tv1 Channel - 24 janar 2013