Ditën e hënë, më 21
janar 2013, pas namazit të akshamit, në
xhaminë e Rusit, Myftinia Shkodër ka
zhvilluar një aktivitet fetar me temë: “Mbrëmje
me Resulull-llahin (a.s)”.
Pas
namazit të akshamit, në fjalën e rastit,
imami i xhamisë Rus, H. Fejzi Zaganjori
ka bërë një pasqyrë të aktivitetit fetar
të xhamisë Rus, duke nisur nga kryerja
me rregullsi e faljes së pesë namazeve
ditore, hytbet e xhumasë dhe derset e
përjavshme në funksion të xhematit.
Më pas, Imam Muhamed Sytari ka folur mbi
natyrën njerëzore në marrëdhënie me
Zotin, butësinë dhe mëshirën e All-llahut
ndaj krijesave të Tij dhe shpërblimet e
ditës së gjykimit për besimtarin dhe
njeriun e përkushtuar.
Imami i
xhamisë Parrucë, teologu Naim Drijaj ka
hedhur dritë mbi virtytet dhe cilësitë e
profetit Muhammed (a.s), duke përmendur
fakte historike që vërtetojnë se edhe
kundërshtarët më të mëdhenj të tij ishin
dëshmitarë të vlerave dhe madhështisë së
tij (a.s).
Thirrësi islam
Lavdrim Hamja, ka folur mbi mëshirën dhe
butësinë e profetit (a.s) me besimtarët
dhe ymetin e tij. Ai ka përmendur disa
momente shumë emocionale nga raportet
vëllazërore dhe edukative të profetit (a.s)
me sahabët e tij, në rrugën e thellimit
të dashurisë për Zotin dhe të dërguarin
e Tij.
Mbrëmja ka vijuar me
fjalën e teologut Ervil Kuçi, që ka
folur mbi nevojën që ka njeriu në jetë
për t’u mbështetur në Zotin dhe për të
krijuar një marrëdhënie të fortë e
solide, pa ndërhyrjen e kujt.
Në
fund, aktiviteti është mbyllur me një
lutje të përbashkët drejtuar Zotit të
gjithësisë, për të mirën e komunitetit
dhe bashkësisë së besimtarëve.
Pas xhamisë së Tophanës, xhamia e Rusit
është e dyta në vazhdën e këtyre
mbrëmjeve fetare, ku përkujtohet
Resulull-llahi (a.s) dhe elementë të
rëndësishëm të misionit dhe thirrjes së
tij (a.s).
|
|
|
|