Pasditën e së xhumasë,
më 18 janar 2013, Myftiu i Shkodrës Imam
Muhamed Sytari, i shoqëruar nga një grup
imamësh të qytetit, ka zhvilluar një
vizitë në shtëpinë e H. Hilmi Hoxhës,
trashëgimtar i dijetarit të njohur Sheh
Qazim Hoxha.
Gjatë kësaj vizite,
Myftiu është interesuar fillimisht për
shëndetin e H. Hilmi Hoxhës, një
besimtar i rregullt dhe i apasionuar pas
leximit të Kur’anit dhe mësimit të tij
shumë besimtarëve dhe besimtareve nëpër
xhamitë e ndryshme të Shkodrës.
Nga vitet e para të rilejimit të
praktikimit të besimit në Shkodër e deri
në ditët e sotme, H. Hilmi Hoxha nuk ka
reshtur së mësuari shkronjat e Kur’anit
dhe leximin e tij një numri të madh të
rinjsh dhe të rejash në të gjitha
xhamitë e Shkodrës, sidomos në xhaminë e
Parrucës, në xhaminë “Ebu Bekër” dhe në
xhaminë e Rusit.
Gjatë kësaj
vizite, është kujtuar edhe personaliteti
i dijetarit dhe mufesirit të njohur të
Kur’anit, Sheh Qazim Hoxha dhe momente
të spikatura nga jeta dhe veprimtaria e
tij në shërbim të besimit dhe Thirrjes
Islame.
Myftiu ka theksuar se
brezi i hoxhallarëve dhe dijetarëve të
shkuar të Shkodrës janë një mirësi dhe
bekim për Shkodrën, Shqipërinë, për
krejt brezat e muslimanëve në këtë vend.
Ai ka thënë se këto gjurmë na bëjnë të
ndjehemi krenarë dhe fatlumë, që jemi
trashëgimtarë të një plejade të
mrekullueshme njerëzish të përkushtuar
dhe të ditur që shërbyen me shumë
përkushtim për fenë islame dhe mësimet e
saj.
|
|
|