Ditën e hënë, më 14
janar 2013, pas namazit të akshamit, në
xhaminë e Tophanës ka nisur aktiviteti
më i ri i Myftinisë Shkodër: “Mbrëmje me
Resulull-llahin (a.s)”, që do të
zhvillohet në të gjitha xhamitë e
Shkodrës.
Mbrëmja fetare ka nisur me fjalën e
Myftiut Imam Muhamed Sytari që ka folur
mbi rëndësinë që kanë tubimet në të
cilat përmendet i Dashuri i All-llahut,
më i miri i krijesave të Tij, i dërguari
i fundit dhe Vula e pejgamberëve, hz.
Muhammedi (a.s).
Myftiu ka theksuar se me ardhjen e
muajit Rebiul-evvel, rikthehet në mesin
tonë atmosfera e begatë e përkujtimit me
shumë emocion dhe dashuri të pejgamberit
tonë, hz. Muhammedit (a.s), si mëshirë e
dhuruar dhe si mësues i njerëzimit, që e
dërgoi All-llahu si përmbledhës I
misioneve të mëparshme profetike dhe
vulë e të dërguarve të tjerë.
Gjatë kësaj mbrëmjeve fetare, janë
lexuar disa hadithe që janë komentuar
njëri pas tjetrit nga Myftiu dhe imamët
e nderuar, Hysejn Muça, Naim Drijaj,
Lavdrim Hamja dhe Ervil Kuçi.
Në këtë tubim të begatë, ku
prezantonin shumë të rinj, është folur
kryesisht për tema si: morali i
Resulull-llahit (a.s), mëshira e të
dërguarit të All-llahut, ruajtja e
vlerave islame dhe tipareve të
besimtarit në jetë, nevoja për një
shembull në jetën e të rinjve muslimanë,
shpresa e përhershme në mëshirën dhe
bujarinë e All-llahut etj.
Në përfundim të kësaj mbrëmje
fetare, të pranishmit janë përshëndetur
me përzemërsi me njëri-tjetrin dhe
imamët e nderuar dhe kanë kërkuar që
këto tema të trajtohen edhe më shpesh në
dobi të gjallërimit të jetës së xhamisë
dhe forcimit të harmonisë në mesin e
besimtarëve.
|
|
|
|
|
|