Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Të xhumanë, më 4 janar 2013, nëpërmjet minberit të xhamisë së fshatit Trush, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka folur mbi rëndësinë që ka kthimi nga Zoti, duke lënë gjynahet, duke dëshmuar pendimin e sinqertë dhe faljen me zemër.
 
Gjatë kësaj hytbeje, Myftiu ka përmendur fenomene dhe raste të ndryshme të largimit të muslimanëve nga feja e tyre dhe abuzimit me haramet e shfaqura në shoqërinë shqiptare.
 
“Shfaqja e frikshme e kamatës, kreditë bankare, zaptimi i pronave të shenjta vakëf, injoranca e shumë fenomene të tjera shoqërore, po bëjnë që shoqëria e jonë islame të degradojë në një shoqëri injorante e pa bazë besimi.
 
Prandaj është koha që të zgjohemi dhe të dalim derë më derë, lokal më lokal, shtëpi më shtëpi, për të zgjuar vëllezërit tanë nga ky hutim. Mos të ketë ndrojtje muslimani i sotëm për ta këshilluar me urtësi e butësi vëllanë e tij musliman!
 
E kam thënë edhe në një takim që pata me disa të rinj para disa ditësh se, të gjithë të devijuarit në harame, të rinjtë që hutohen e jetojnë në shthurje, ata që e pinë alkoolin, që nuk falin namazin, që akoma nuk kanë bërë provë të agjërojnë etj, dua t'i përqafoj e t'u them: Edhe për ju ka shpresë, sa ka jetë! Herët a vonë, kurdo që të trokisni në derën e Islamit, ajo do t'ju hapet, mjafton të trokisni me zemër në dorë... All-llahu është Falës e do faljen! I riu më i dashur tek All-llahu është ai që pendohet nga gjynahet e tij!
 
Prandaj, të dashur vëllezër, le ta ndihmojmë vëllanë e devijuar për t’u kthyer e, të mos bëhemi ndihmës të shejtanit për ta larguar edhe më shumë nga feja e All-llahut!”- ka thënë Myftiu.
 
Pas faljes së namazit të xhumasë, i shoqëruar edhe nga imami i xhamisë, H. Jetmir Braqi dhe këshilli i xhamisë, Myftiu ka inspektuar edhe punimet për xhaminë e re të fshatit Trush.


“Mos të bëhemi ndihmës të shejtanit kundër vëllezërve tanë muslimanë!” - Trush, 4 janar 2013

“Mos të bëhemi ndihmës të shejtanit kundër vëllezërve tanë muslimanë!” - Trush, 4 janar 2013

“Mos të bëhemi ndihmës të shejtanit kundër vëllezërve tanë muslimanë!” - Trush, 4 janar 2013

“Mos të bëhemi ndihmës të shejtanit kundër vëllezërve tanë muslimanë!” - Trush, 4 janar 2013