Ditën e enjte, më 3
janar 2013, Myftiu i Shkodrës Imam
Muhamed Sytari, i shoqëruar edhe nga
menaxheri i pronave të Myftinisë Shkodër,
z. Blendi Alushi dhe antari i Këshillit
të Myftinisë Shkodër, z. Artur Tagani,
ka zhvilluar një inspektim në terren,
për të parë nga afër punimet që po bëhen
në prag të ceremonisë për hedhjen e
gur-themelit të xhamisë së re në fshatin
Barbullush.
Myftiu ka parë nga afër punimet e
para, nga hapja e themeleve, betonizimi
dhe përgatitja e terrenit për ceremoninë
e gur-themelit të kësaj xhamie të re, që
pritet të zhvillohet në një kohë shumë
të afërt. Me këtë rast, Myftiu ka
përgëzuar punimet që po bëhen dhe ka
shprehur kënaqësinë e tij që pas shumë
përpjekjeve, xhamia e re e fshatit
Barbullush ka hyrë në shinat e duhura.
Xhamia e re e fshatit Barbullush, me
sponsorizimin e Myftinisë së
Iskenderunit, do të ndërtohet në kuadër
të binjakëzimit që Myftinia Shkodër ka
bërë me atë të Iskenderunit (Turqi). Më
parë, 8 nëntor 2012, Myftiu i Shkodrës
Imam Muhamed Sytari, ka pritur në një
takim të përzemërt e vëllazëror, Myftiun
e Iskenderunit (Turqi), H. Hamdi
Kavillioğlu, i cili ka zhvilluar një
vizitë zyrtare në Myftininë Shkodër, për
të zyrtarizuar fillimin e punimeve për
këtë xhami të re.
Myftiu ka inspektuar nga afër
edhe gjendjen e vakëfit të Myftinisë
Shkodër në Krye-Bushat, ku ka parë nga
afër varrezat muslimane dhe rrënojat e
xhamisë së vjetër të këtij fshati,
mbyllur dhe tjetërsuar në vitin 1967.
|
|
|
|