Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Paraditën e së mërkures, më 2 janar 2013, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari, i shoqëruar edhe nga menaxheri i pronave të kësaj Myftinie, z. Blendi Alushi, ka zhvilluar një inspektim të gjendjes aktuale të lokaleve të Myftinisë Shkodër në Qendrën Tregtare në Zdralej.
           
Me këtë rast, Myftiu është takuar me disa nga tregtarët që kanë në shfrytëzim lokalet e Myftinisë Shkodër në këtë Qendër Tregtare. Gjatë bashkëbisedimit të ngrohtë, Myftiu ka falënderuar bashkëpunimin e deritanishëm dhe u ka uruar mbarësi dhe suksese të mëtejshme tregtarëve të pranishëm. Myftiu ka dëgjuar edhe sugjerime të ndryshme nga disa tregtarë, për përmirësimin e bashkëpunimit dhe rritjen e reklamimit të kësaj qendre të re tregtare në Shkodër.
           
Më pas, Myftiu ka zhvilluar një inspektim të imët të krejt pjesës që Myftinia Shkodër posedon në këtë Qendër Tregtare. Myftiu ka dhënë mendime për mënyrën e shfrytëzimit të disa pjesëve në shërbim të projekteve të ndryshme që ka Myftinia Shkodër.
           
Inspektimet kanë vijuar në territorin vakëf te xhamia e Kirasit, ku Myftinia Shkodër është në bashkëbisedime me një prej donatorëve, për rregullimin dhe sistemimin e mëtejshëm të këtij territori.  

Myftiu ka parë nga afër pjesët e zaptuara padrejtësisht nga individë të ndryshëm dhe ka urdhëruar nisjen e menjëhershme të procedurave ligjore për kërkimin e lirimit të vakëfit të shenjtë në lagjen Kiras.

Myftiu ka thënë se kushdo që ka shkelur qoftë edhe një pëllëmbë nga vakëfi i shenjtë i Myftinisë Shkodër, nuk duhet toleruar për asnjë arsye dhe se vakëfi i zaptuar, herët a vonë do të kthehet në origjinën e tij.


Inspektime te Qendra Tregtare dhe vakëfi i xhamisë së Kirasit - 2 janar 2013

Inspektime te Qendra Tregtare dhe vakëfi i xhamisë së Kirasit - 2 janar 2013

Inspektime te Qendra Tregtare dhe vakëfi i xhamisë së Kirasit - 2 janar 2013

Inspektime te Qendra Tregtare dhe vakëfi i xhamisë së Kirasit - 2 janar 2013