Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Ditën e martë, më 25 dhjetor 2012, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari, i shoqëruar nga imamë e pjestarë të Myftinisë Shkodër, ka zhvilluar vizitat tradicionale në dy kishat e qytetit.
 
Fillimisht, në Kishën Ortodokse, Myftiu ka uruar drejtuesit e saj, At Aleksandër Petani dhe At Nikolla Petani dhe nëpërmjet tyre mbarë komunitetin ortodoks të Zonës Shkodër, duke shprehur besimin dhe lutjet që ditët dhe netët e festave fetare të shërbejnë për të forcuar edhe më shumë frymën e harmonisë dhe vlerat e besimit në shoqërinë shqiptare.
 
Në prani edhe të Kryetarit të Bashkisë Shkodër, Prefektes, Kryetarit të Këshillit të Qarkut, Kryetarit të Këshillit të Bashkisë, deputetëve dhe drejtuesve të tjerë lokalë, Myftiu ka përsëritur edhe një herë kërkesën e Myftinisë Shkodër që sheshi kryesor i qytetit të ketë emrin “Harmonia”.
 
Myftiu ka spikatur në fjalën e tij që harmonia fetare është vlerë, mbi çdo vlerë tjetër kombëtare dhe se simbolikat e kësaj harmonie duhen vlerësuar e nderuar nga kushdo.
 
Më pas, në Famullinë Katolike të Shkodrës, Myftiu ka uruar Arqipeshkvin Shkodër-Pult, mons. Angjelo Massafra dhe nëpërmjet tij mbarë komunitetin katolik të Zonës Shkodër, duke theksuar se ditët e festave fetare janë një arsye më shumë për t'i bashkuar besimtarët dhe për shtuar frymën e mirëkuptimit në shoqëri.
 
Myftiu ka vlerësuar deklaratën e fundit të Papa Benediktit të XVI, në të cilën ka dënuar shfaqjet degjeneruese që po përhapen sot në botë, si homoseksualizmi dhe degjenerimi në përgjithësi.
 
Myftiu ka theksuar se edhe Myftinia Shkodër bashkohet me këtë deklaratë kundër homoseksualizmit, pro familjes dhe vlerave të saj në shoqëritë njerëzore.
 
Para mediave të pranishme, Myftiu ka uruar edhe një herë besimtarët e krishterë me rastin e kësaj dite, duke u lutur për harmoni, paqe e mirësi për Shkodrën e Shqipërinë.

 

Myftiu: “Bashkohemi me deklaratën e Papës, kundër homoseksualizmit, pro familjes!” - 25 dhjetor 2012

Myftiu: “Bashkohemi me deklaratën e Papës, kundër homoseksualizmit, pro familjes!” - 25 dhjetor 2012

Myftiu: “Bashkohemi me deklaratën e Papës, kundër homoseksualizmit, pro familjes!” - 25 dhjetor 2012