Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Pasdrekën e së mërkurës, më 19 dhjetor 2012, në Myftininë Shkodër është zhvilluar mbledhja vjetore e raporteve të stafit të kësaj Myftinie para Myftiut të saj.
 
Fillimisht, Myftiu Imam Muhamed Sytari ka deklaruar të hapur mbledhjen duke theksuar se ky takim ka vlerat e veta për të bërë një analizë rreth punës dhe aktivitetit të zhvilluar nga institucioni i Myftinisë Shkodër gjatë vitit kalendarik 2012.
 
Më pas, ai ka dëgjuar me vëmendje leximin dhe shpjegimin e raportit vjetor dhe ka diskutuar me secilin prej pjesëtarëve të stafit të tij rreth pikave të shumta të raporteve përkatëse.
 
Për aktivitetin vjetor të sektoreve përkatëse kanë raportuar: z. Arben Halluni (sektori i arsimit dhe medias), z. Bashkim Muslija (sektori i çështjeve juridike), z. Blendi Alushi (sektori i menaxhimit të pronave vakëf), z. Ervil Kuçi (sektori i rinisë dhe i përkthimit nga gjuhët e huaja) si dhe administratori i Myftinisë z. Kleves Kraja.
 
Gjatë leximit të raporteve kanë dalë në pah arritjet, zhvillimi i objektivave dhe realizimi i tyre, sukseset e Myftinisë Shkodër në disa drejtime, por edhe mangësitë, vështirësitë dhe pengesat në zhvillimin e mëtejshëm të objektivave të ndryshme të saj.
 
Ligjëruesit kanë raportuar me detaje për arritjet në secilin sektor dhe vështirësitë e hasura në disa drejtime.
 
Në përfundim të kësaj mbledhje, Myftiu ka konkluduar se Myftinia Shkodër ka ende shumë për të bërë në rrugën e perfeksionimit të imazhit të saj si një institucion me peshë të madhe në shoqërinë shkodrane, si përfaqësuese e pjesës më të madhe të besimtarëve në Zonën e Shkodrës, në disiplinimin e jetës fetare dhe angazhimin më serioz të imamëve, muezinëve, vaizëve, në marrëdhëniet korrekte me shoqata dhe partnerë të ndryshëm etj.
 
Myftiu ka theksuar se angazhimi në shërbim të Myftinisë Shkodër është një detyrim fetar, moral e qytetar, që shërben për pasqyrimin sa më dinjitoz të vlerave islame në Shkodër e përtej saj.
 
Myftiu ka dhënë udhëzime të shumta në lidhje me çështje të ndryshme të diskutuara në këtë “mbledhje raportesh” dhe njëkohësisht, ka kërkuar që viti 2013 të jetë një vit arritjesh edhe më të mëdha e më cilësore në të gjitha drejtimet e punës dhe shërbimeve të Myftinisë Shkodër.
 
Myftiu ka falënderuar marrëdhënien korrekte me Kryesinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Këshillin e Myftinisë, Myftilerët e Zonës, imamët, muezinët, vaizët, hatibët dhe stafin e Myftinisë Shkodër.

 

“Mbledhja e raporteve” të stafit të Myftinisë Shkodër për vitin 2012 - 19 dhjetor 2012

“Mbledhja e raporteve” të stafit të Myftinisë Shkodër për vitin 2012 - 19 dhjetor 2012

“Mbledhja e raporteve” të stafit të Myftinisë Shkodër për vitin 2012 - 19 dhjetor 2012

“Mbledhja e raporteve” të stafit të Myftinisë Shkodër për vitin 2012 - 19 dhjetor 2012