Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Paraditën e së dielës, më 16 dhjetor 2012, Myftinia Shkodër ka organizuar ceremoninë e dhënies së titullit “Mirënjohja e Qytetit” Shkodër, nga Këshilli i Bashkisë Shkodër, Hoxhës së nderuar Hafiz Qamil Tresi (1922-1988).
 
Aktiviteti ka nisur me leximin e disa ajeteve kur’anore nga teologu Gëzim Dungaj. Më pas, teologu Arben Halluni ka bërë një prezantim të shkurtër të jetës dhe veprës së Hoxhës Hafiz Qamil Tresi, me prejardhje nga Tetova. Në fjalën e tij, z. Halluni ka sjellë me shumë emocion edhe disa nga kujtimet e tij personale nga njohja me Hoxhën dhe mësimet e para fetare të marra prej tij në mënyrë të fshehtë, në vitet e fundit të jetës së hafizit nga Tetova.
 
Aktiviteti ka vijuar me fjalën e Myftiut të Shkodrës Imam Muhamed Sytari, në të cilën ka thënë se: “Sot, teksa së bashku nderojmë kujtimin e Hafiz Qamil Tresit, është e udhës t’i tërheqim vëmendjen njëri-tjetrit drejt madhështisë së shfaqjes së hoxhallarëve tanë të nderuar, që e kaluan jetën me durim e sakrificë, në rrugën e udhëzimit të hallkut, në kërkim të pëlqimit të Hakut!
 
Sot, në listën e gjatë të njerëzve të shquar e me kontribute vlerash të qytetit tonë të dashur Shkodrës, shtohet edhe një Hoxhë i nderuar që trashëgoi dijen, edukatën, moralin dhe besën e mësuesve të tij, Hoxhallarëve më të shquar të Shkodrës së mes shekullit të XX-të.
 
Sot, teksa dëshmojmë nderimin e Hafiz Qamil Tresit, dëshmojmë njëkohësisht nderimin e mësuesve, Haxhi Muhamed Bekteshi, Hafiz Sabri beg Bushati etj, e nxënësve të tyre të nderuar si: Hafiz Sabri Koçi, Hafiz Sulejman Kraja, Hafiz Ali Shoshi etj, që mbartën mbi supe amanetin, që lidhi kohën e tyre me gjurmët dhe dritën e Resulull-llahit (a.s).”
 
Thirrësi islam Lavdrim Hamja ka folur mbi sakrificën dhe durimin e Hafiz Qamil Tresit në rrugën e mbrojtjes së fesë islame dhe moralit të pastër të trashëguar nga familja e tij fetare. Ai ka sjellë shembuj nga vuajtjet dhe persekutimi I këtij Hoxhe dhe ka thënë se shembulli i tij shërben për të rinjtë e sotëm dhe punonjësit në fushën e Thirrjes Islame.
 
Momenti më emocional ka qenë dorëzimi i titullit “Mirënjohja e Qytetit” nga Kryetari i Këshillit të Bashkisë Shkodër, av. Bardhyl Lohja. Në motivacionin e këtij titulli shënohet: “Hoxhë i përkushtuar, thirrës drejt vlerave të larta të besimit, humanizmit dhe edukimit shpirtëror të brezave. Qëndrestar ndaj tundimeve të femohimit në vitet e ndalimit të fesë dhe lirisë së besimit. Shembull i njeriut të urtë, të ditur, bamirës, nxitës I harmonisë, dashurisë për tjetrin, i vlerave islame”.
 
Në emër të familjes, ka përshëndetur djali i madh i H. Qamil Tresi, z. Muhamed Tresi. Me shumë emocion ai ka falënderuar organizatorët dhe Këshillin e Bashkisë Shkodër për këtë nderim dhe vlerësim për H. Qamil Tresin.
 
Aktiviteti është mbyllur me këndimin e një ilahie nga mbesa e Hoxhës së nderuar, nxënëse në Medresenë e vajzave Shkodër.
 
Në dalje, të pranishmit kanë pasur mundësi të vizitojnë ekspozitën me disa nga librat e vjetër të bibliotekës së H. Qamil Tresit, ku spikatnin: enciklopedia e mjekësisë në gjuhën osmane, libri i astronomisë, matematikës, gramatika e gjuhës frënge, fjalorë të ndryshëm, Sahihul-Bukhari, Hashijetu Ibni Abdin, Bibla në gjuhën osmane etj.

 

“Mirënjohja e Qytetit” Shkodër për Hoxhën Hafiz Qamil Tresi - 16 dhjetor 2012

“Mirënjohja e Qytetit” Shkodër për Hoxhën Hafiz Qamil Tresi - 16 dhjetor 2012

“Mirënjohja e Qytetit” Shkodër për Hoxhën Hafiz Qamil Tresi - 16 dhjetor 2012

“Mirënjohja e Qytetit” Shkodër për Hoxhën Hafiz Qamil Tresi - 16 dhjetor 2012

“Mirënjohja e Qytetit” Shkodër për Hoxhën Hafiz Qamil Tresi - 16 dhjetor 2012

“Mirënjohja e Qytetit” Shkodër për Hoxhën Hafiz Qamil Tresi - 16 dhjetor 2012

“Mirënjohja e Qytetit” Shkodër për Hoxhën Hafiz Qamil Tresi - 16 dhjetor 2012

“Mirënjohja e Qytetit” Shkodër për Hoxhën Hafiz Qamil Tresi - 16 dhjetor 2012