Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Pasditën e së xhumasë, më 7 dhjetor 2012, në përfundim të aktivitetit shkencor me rastin e 10 vjetorit të daljes së gazetës “Udha Islame”, Myftinia Shkodër ka nderuar me një “Mirënjohje”, dhjetë bashkëpunëtorët dhe kontribuuesit më të afirmuar të kësaj gazete në këto 10 vite, si më poshtë:
 
Në kuadër të 100 vjetorit të Shqipërisë dhe me rastin e 10 vjetorit të gazetës “Udha Islame” organ mediatik i përmuajshëm i Myftinisë Shkodër, Këshilli i Myftinisë Shkodër në mbledhjen e datës 25. 11. 2012, vendosi t’i akordojë:
 
ÇERTIFIKATË MIRËNJOHJE
 
H. Faik Hoxha (Pas vdekjes)
 
Për kontributin e madh dhe meritën si Myfti i Shkodrës, në krijimin dhe organizimin e punës për daljen në dritë dhe me sukses të numrit të parë të gazetës “Udha Islame”, si organ mediatik i Myftinisë Shkodër dhe drejtimin e saj në dhjetë numrat e parë. Për besimin në rimëkëmbjen e informacionit islam shqip, në shërbim të vlerave islame dhe trashëgimisë së Thirrjes Islame në Shkodër dhe përtej saj.
 
ÇERTIFIKATË MIRËNJOHJE
 
z. H. Bashkim Bajraktari
 
Për kontributin e vazhdueshëm dhe vijimësinë në drejtimin e gazetës “Udha Islame”, si Myfti i Shkodrёs në vitet 2003 – 2006, në periudhën e numrave (11-49), për vullnetin e mirë dhe dëshirën për pasurimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të prezantimit të vlerave islame nëpërmjet shkrimit.
 
ÇERTIFIKATË MIRËNJOHJE
 
z. Imam Ndriçim Sulejmani
 
Për kontributin e vazhdueshëm dhe vijimësinë në drejtimin e gazetës “Udha Islame”, si Myfti i Shkodrёs në vitet 2006 – 2010, në periudhën e numrave (50-86), për vullnetin e mirë dhe dëshirën për pasurimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të prezantimit të vlerave dhe historisë së trashëgimisë islame në Shkodër nëpërmjet shkrimit.
 
ÇERTIFIKATË MIRËNJOHJE
 
z. Arben Halluni
 
Për përpjekjen e lavdërueshme, kontributin e vazhdueshëm dhe angazhimin serioz në shërbim të vlerave morale, fetare, kulturore e shkencore dhe zhvillimin e frymës së moralit islam në gazetën “Udha Islame”, si kryeredaktor i saj i parë, nga numri i parë i saj e deri në numrin 60.
 
ÇERTIFIKATË MIRËNJOHJE
 
z. Islam Dizdari
 
Për kontributin e vazhdueshëm dhe angazhimin serioz në shërbim të vlerave qytetare dhe zhvillimin e boshtit pedagogjik në gazetën “Udha Islame”, nëpërmjet ciklit të shkrimeve: “Edukata në familje”, nga numri i parë deri në numrin e nëntëmbëdhjetë të saj.
 
ÇERTIFIKATË MIRËNJOHJE
 
z. Ismail Muçej
 
Për kontributin e vazhdueshëm dhe cilësor në pasurimin e gazetës “Udha Islame” me artikuj të vlefshëm me karakter edukativ, moral dhe intelektual. Për prurjet cilësore nga gjuhët e huaja, nëpërmjet përkthimit dhe përshtatjes ën gjuhën shqipe.
 
ÇERTIFIKATË MIRËNJOHJE
 
z. Lavdrim Hamja
 
Për kontributin e vazhdueshëm dhe angazhimin korrekt si kryeredaktor i gazetës “Udha Islame”, në numrat 61-90. Për kontributin në shërbim të vlerave morale dhe zhvillimin e edukimit fetar dhe intelektual teologjik në gazetën “Udha Islame”, edhe nëpërmjet ciklit të përkthimeve nga gjuha arabe të ideve dhe mendimeve të dijetarit të shquar egjiptian, Muhammed El-Gazali.
 
ÇERTIFIKATË MIRËNJOHJE
 
z. Evans Drishti
 
Për kontributin e vazhdueshëm dhe angazhimin serioz në shërbim të vlerave fetare islame dhe zhvillimin e boshtit edukativ në gazetën “Udha Islame”, nëpërmjet ciklit të përkthimeve nga gjuha turke nga numri 14 i gazetës e në vazhdimësi, deri në ditët e sotme.
 
ÇERTIFIKATË MIRËNJOHJE
 
z. Xhahid Bushati
 
Për kontributin e vazhdueshëm dhe angazhimin serioz në shërbim të parimeve qytetare, kulturore e shkencore, si dhe zhvillimin e vlerave edukative dhe shpirtin krijues me nuancë të pastër islame, në gazetën “Udha Islame”, nëpërmjet shkrimeve me karakter studimor dhe ciklit të poezive: “Zani i shpirtit”.
 
ÇERTIFIKATË MIRËNJOHJE
 
z. H. Fejzi Zaganjori
 
Për kontributin e vazhdueshëm dhe angazhimin serioz në shërbim të vlerave kulturore mesazheve të harmonisë dhe zhvillimin e kronikës në gazetën “Udha Islame”, nëpërmjet ciklit të shkrimeve të ndryshme fetare dhe kulturore, nga numri i parë e deri në ditët e sotme.

 

“Mirënjohje” për 10 bashkëpunëtorë të afirmuar të gazetës “Udha Islame” - 7 dhjetor 2012

“Mirënjohje” për 10 bashkëpunëtorë të afirmuar të gazetës “Udha Islame” - 7 dhjetor 2012

“Mirënjohje” për 10 bashkëpunëtorë të afirmuar të gazetës “Udha Islame” - 7 dhjetor 2012

“Mirënjohje” për 10 bashkëpunëtorë të afirmuar të gazetës “Udha Islame” - 7 dhjetor 2012