Për të dytën javë me 
										radhë, të xhumanë, më 7 dhjetor 2012, 
										Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka 
										vazhduar të flasë mbi rolin e madh të 
										hoxhallarëve shkodranë e atyre shqiptarë 
										në shërbim të vlerave islame e atyre 
										kombëtare në shekuj.
               
										
Në hytben e kësaj jave, Myftiu është 
										ndalur te roli dhe kontributi i 
										hoxhallarëve për krijimin e bibliotekave 
										dhe rolin e tyre në mbrojtje të Shkodrës 
										nga sulmet serbo-malazeze.
               
										
Myftiu ka theksuar se kur përmenden 
										hoxhallarët, është e pamundur të mos të 
										shkojë ndër mend libri, bibliotekat  
										dhe dorëshkrimet e shumta e me vlera 
										shkencore. Myftiu ka thënë se imazhi i 
										hoxhallarëve tanë nuk është ai, që të 
										pafetë u kanë shitur dhe vazhdojnë t’u 
										shesin shqiptarëve. Gjithashtu ka 
										theksuar se rinia e sotme duhet ët dijë 
										dhe të mësojë se hoxhallarët janë 
										zotërinjtë e këtij vendi, mësuesit, 
										edukatorët dhe nxitësit për mirë, për 
										moral, dije dhe udhëzim në jetë.               
										
Më pas, ka përmendur shembuj të 
										ndryshëm, ku është ndalur edhe te 
										kontributi i hoxhallarëve në mbrojtje të 
										Shkodrës, gjatë luftërave të ndryshme 
										kundër pushtuesve. Këtu ka përmendur 
										shembullin e Hafiz Ibrahim Repishtit, 
										për ët cilin ka përmendur se: “ai i 
										takonte breznisë së luftës për mbrojtjen 
										e Shkodrës (1912-13) dhe se ishte pjesë 
										e kompaktësisë shkodrane të atyne viteve. (Ai 
										ka kalue shtatë muej në llogoret e 
										frontit të Shtojit, dhe familja Repishti 
										ka furnizue me ushqim e armatim 17 
										vullnetarë të kompanisë që ai komandonte 
										gjatë të gjithë luftës). Ma vonë, me 
										1916, kur Austro-Hungaria filloi 
										keqtrajtimin e qytetarëve shkodranë, ai 
										ka marrë pjesë në demonstratat anti-austriake, 
										dhe ashtë burgosë me nji grup qytetarësh. 
										Ka luejtë nji rol aktiv në mobilizimin 
										dhe organizimin e Luftës se Koplikut 
										(1920), për gjashtë muej. Në ato vite, 
										ka ndihmue aktivisht Komitetin për 
										Mbrojtjen e Kosovës (Hoxha Kadriu dhe 
										shokët kanë ba disa nga mbledhjet e 
										Komitetit në shtëpinë e babës), ka marrë 
										pjesë aktive në politikën e forcimit të 
										vendit, dhe në dhetor 1923 asht zgjedhë 
										deputet i Shkodrës (grupi i Opozitës 
										kundër Ahmet Zogut).”
| 
												 
										
												  | 
											
| 
												 
												  | 
											
