Ditën e mërkurë, më
28 nëntor 2012, Myftiu i Shkodrës Imam
Muhamed Sytari ka pritur në një vizitë
të përzemërt një delegacion qeveritar
nga Departamenti i Çështjeve Fetare të
Emirateve të Bashkuara Arabe.
Delegacioni kryesohej nga Dr. Omer
Hatibi, shoqëruar nga z. Muhamed Muhairi
dhe z. Abdullah Abdulxhebbar.
Gjatë bashkëbisedimit, Myftiu i ka
njohur vizitorët me aktivitetin e
Myftinisë Shkodër dhe disa nga projektet
e saj, që presin bashkëpunimin me
partnerët e ndryshëm, me të cilët ndajmë
qëllimet dhe dëshirat e mira për
lulëzimin e mëtejshëm të Thirrjes Islame
në këtë vend.
Vizitorët janë
njohur edhe me botimet e Myftinisë
Shkodër, si “Buletini” i përvitshëm dhe
gazeta “Udha Islame”. Myftiu i ka njohur
vizitorët se shumë shpejt Myftinia
Shkodër po përgatitet për botime të reja
në shërbim të besimtarëve dhe ecurisë së
shëndetshme të kësaj Myftinie.
Myftiu i ka njohur vizitorët edhe me
rolin e madh që ka Myftinia Shkodër në
edukimin e besimtarëve me frymën e
harmonisë ndërfetare, duke pasur
parasysh se në Shkodër dhe në Shqipëri
ekzistojnë edhe komunitete të tjera
fetare. Myftiu ka theksuar se në kuadër
të kësaj dëshmie, Myftinia Shkodër i ka
propozuar autoriteteve lokale që sheshi
kryesor i qytetit të Shkodrës të marrë
emrin “Harmonia”, si dëshmi e këtij
shpirti të pastër të harmonisë dhe
bashkëjetesës, që nuk duhet prekur nga
askush.
Nga ana e tyre vizitorët
kanë shprehur kënaqësinë e tyre për këtë
vizitë disa ditore në Shqipëri, ku po
njihen me realitetin e Thirrjes Islame
dhe aktivitetit islam.
Më pas,
së bashku, ata kanë vizituar xhamitë
kryesore të Shkodrës dhe janë takuar me
imamët dhe teologët e nderuar që
shërbejnë në këto xhami.
Për
nder të vizitorëve nga Emiratet e
Bashkuara Arabe, Myftiu ka shtruar një
drekë vëllazërore.
|
|
|
|
|