Paraditën e së
mërkurës, më 28 nëntor 2012, me rastin e
ditës së 100 vjetorit të ngritjes së
flamurit në Vlorë dhe datëlindjes së
100-të të Shqipërisë tonë të shtrenjtë,
Myftinia Shkodër ka marrë pjesë në
ceremonitë e zhvilluara në këtë ditë nga
Bashkia Shkodër.
Fillimisht,
Myftiu me bashkëpunëtorë ka marrë pjesë
në ceremoninë e ngritjes së flamurit në
sheshin para Bashkisë Shkodër. Në një
intervistë për Tv1 Channel, nga sheshi i
Bashkisë, Myftiu Imam Muhamed Sytari ka
vlerësuar se kjo është një ditë e madhe
dhe një datë e shtrenjtë për shqiptarët.
Ai është lutur që Zoti ta begatojë
Shqipërinë dhe t’i udhëzojë shqiptarët
drejt dritës së Tij.
Më pas,
Myftiu me imamë dhe një grup qytetarësh
dhe intelektualësh shkodranë, kanë bërë
homazhe te përmendorja e komandantit të
shquar, Mbrojtësit të Shkodrës , Hasan
Riza Pasha.
Me këtë rast, Myftiu
ka vlerësuar trimërinë dhe guximin e
shkodranëve të ndershëm, që nën
drejtimin e komandantit burrëror Hasan
Riza Pasha, luftuan kundër rrethimit të
serbo-malazezëve në vitin 1913. Ata kanë
kënduar një “Fatiha” për shpirtrat e
dëshmorëve të Shkodrës dhe komandantit
të nderuar Hasan Riza Pasha.
Myftiu ka zhvilluar edhe një vizitë në
zyrën e Kryetarit të Bashkisë Shkodër,
z. Lorenc Luka, të cilin e ka uruar me
rastin e 100 vjetorit dhe është lutur
për mbarësinë e qytetarëve të Shkodrës
dhe të ardhmen e tyre.
|
|
|
|