Paraditën e së hënës,
më 19 nëntor 2012, Myftiu i Shkodrës
Imam Muhamed Sytari ka zhvilluar një
inspektim për të parë nga afër arritjet
e punimeve për ndërtimin e xhamisë së re
në fshatin Kuç të komunës Guri i Zi.
Gjatë këtij inspektimi, Myftiu
është njohur me arritjet e larta dhe
punimet me cilësi dhe brenda afatit, për
përfundimin e kësaj xhamie të re. Është
konstatuar se punimet janë afruar fundit
dhe se xhamia e re mund të jetë e
gatshme për të ofruar shërbesat e
ndryshme fetare para afateve të pritura.
I shoqëruar edhe nga menaxheri i
pronave të Myftinisë Shkodër, z. Blendi
Alushi, Myftiu ka shprehur kënaqësinë e
tij dhe gëzimin për situatën e
deritanishme në xhaminë e re të Kuçit,
si dhe ka falënderuar stafin që është
angazhuar për ndërtimin e kësaj xhamie
për korrektësinë dhe cilësinë e punimeve.
Ceremonia për hedhjen e themeleve
të kësaj xhamie të re u zhvillua më 28
maj 2012 dhe së shpejti pritet
inaugurimi i xhamisë së re në fshatin
Kuç.
|
|
|