Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Në kuadër të përkujtimit të ditëve dhe netëve të begata, që shënuan kthesën e madhe dhe rikthimin nga Zoti dhe liria e besimit, si dhe në përkujtim të 22 vjetorit të rihapjes së Xhamisë së Plumbit, më 16 nëntor 1990, Myftinia Shkodër ka organizuar mbrëmjen e së xhumasë, më 16 nëntor 2012, një aktivitet përkujtimor me temë: “Në kujtim të ditëve të para të lirisë së besimit…”.
 
Në fjalën e tij përshëndetëse, Imam Muhamed Sytari ka vënë theksin te rëndësia e datës 16 nëntor 1990, si një thirrje e fortë e besimit dhe mospëruljes së njeriut para tendencave femohuese në jetë.
 
Myftiu ka thënë se një shoqëri që nuk e respekton fenë, është një shoqëri dekadente, ashtu si shoqëria shqiptare gjatë periudhës komuniste dhe në vazhdim, si pasojë e atyre viteve të errëta.
 
Njëkohësisht, në fjalën e tij Myftiu i Shkodrës ka kërkuar që tashmë pas 22 vjetësh rilejim të besimit dhe lirisë fetare, ka ardhur koha që lënda e besimit të bëhet pjesë e kurrikulave të arsimit shqiptar, në mënyrë që fëmijët dhe rinia shqiptare të rriten me respektin ndaj besimit dhe Zotit, jo të vazhdojnë të edukohen me teoritë e ateizmit dhe femohimit, sikurse ndodh akoma sot.
 
Më pas, për rreth 15 minuta, është shfaqur inserti: “Emision me rastin e Natës së Kadrit në Radio Shkodra – viti 1991”, ku të pranishmit kanë mundur të dëgjojnë intervistat e dhëna nga një grup besimtarësh të vjetër shkodranë, me rastin e Ramazanit të parë në liri, pas rënies së sistemit ateist në Shqipëri.
 
Aktiviteti ka vazhduar me kujtimet dhe refleksionet e shkrimtarit Xhahid Bushati. Në fjalën e tij, ai ka kujtuar momentet e intervistës së para 21 viteve të shkuara me besimtarët që riktheheshin të besonin dhe të shfaqnin bindjen e tyre fetare lirshëm. Ka sjellë në vëmendje të pranishëmve thënien e një shkrimtari të shquar se sistemet që mohojnë Zotin, janë të dështuara dhe të dëmshme për shoqëritë njerëzore.
 
Aktivitetin e kanë përshëndetur edhe disa nga personazhet pjesëmarrëse në rihapjen e xhamisë së Plumbit, që kanë kujtuar me shumë vlerësim dhe nderim Hafiz Sabri Koçin dhe të gjithë ata që kontribuuan në rihapjen e xhamisë së Plumbit dhe rimëkëmbjen e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
 
Pas përfundimit të aktivitetit, të pranishmit kanë ndarë emocionet dhe kujtimet e viteve të shkuara në një ftesë për kafe dhe çaj nga organizatori.

 

Mbrëmje reflektimi: “Në kujtim të ditëve të para të lirisë së besimit…” - 16 nëntor 2012

Mbrëmje reflektimi: “Në kujtim të ditëve të para të lirisë së besimit…” - 16 nëntor 2012

Mbrëmje reflektimi: “Në kujtim të ditëve të para të lirisë së besimit…” - 16 nëntor 2012

Mbrëmje reflektimi: “Në kujtim të ditëve të para të lirisë së besimit…” - 16 nëntor 2012