Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Ditën e xhuma, më 16 nëntor 2012, në përkujtim të ceremonisë madhështore të rihapjes së Xhamisë së Plumbit, 22 vjet më parë, më 16 nëntor 1990, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka mbajtur hytben e xhumasë dhe është takuar me një grup prej vullnetarëve të parë për rihapjen e saj.
 
Në mes të besimtarëve të shumtë që kishin prezantuar, Myftiu ka vlerësuar se dita e xhuma e 16 nëntorit 1990, është një datë e shtrenjtë për çdo musliman shkodran dhe shqiptar. Myftiu ka kujtuar se periudha e errët e ndalimit të lirisë së besimit ka qenë një periudhë shkatërrimtare për popullin shqiptar. Njëkohësisht ka falënderuar të gjithë ata që morën pjesë në rihapjen e saj dhe rimëkëmbjen e Thirrjes Islame në një periudhë shumë të vështirë.
 
Myftiu ka vënë theksin te fakti se 16 nëntori është një ditë e shënuar për çdo musliman shqiptar. Ajo është një datë në të cilën duhet të reflektojmë realitetet në të cilat jetojmë dhe të shohim se ku është fjala e jonë, besimi i ynë, organizimi i ynë, angazhimi në shërbim të Thirrjes Islame.
 
Në hytben e tij të kësaj xhumaje, Myftiu ka vënë në dijeni besimtarët se që më shumë se një vit i ka kërkuar në mënyrë të përsëritur Këshillit të Bashkisë Shkodër që rruga kryesore në lagjen e Xhamisë së Plumbit të marrë emrin: “16 nëntori”, në nderim të kësaj date të shtrenjtë për bashkësinë muslimane të Shkodrës dhe të mbarë Shqipërisë.
 
Gjatë hytbes së tij Myftiu është lutur për shpirtrat e besimtarëve vullnetmirë që morën pjesë në rihapjen e kësaj xhamie, si dhe për shëndetin e atyre që vazhdojnë të kontribuojnë për Thirrjen Islame që nga ajo ditë.
 
Në këtë hytbe, Myftiu nuk ka harruar të përmendë rolin e shquar të Hafiz Sabri Koçit, si një simbol i rëndësishëm i kësaj dite dhe i ditëve të para të rimëkëmbjes së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
 
Pas përfundimit të xhumasë, Myftiu është lutur për besimin dhe besimtarët, për shpirtrat e hoxhallarëve dhe imamëve të shkuar të Shkodrës dhe gjallërimin e Thirrjes Islame në Shkodër dhe në Shqipëri, brez pas brezi deri në ditën e kijametit.

 

Myftiu mban hytben e 22 vjetorit të rihapjes së Xhamisë së Plumbit - 16 nëntor 2012

Myftiu mban hytben e 22 vjetorit të rihapjes së Xhamisë së Plumbit - 16 nëntor 2012

Myftiu mban hytben e 22 vjetorit të rihapjes së Xhamisë së Plumbit - 16 nëntor 2012

Myftiu mban hytben e 22 vjetorit të rihapjes së Xhamisë së Plumbit - 16 nëntor 2012