Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Paraditën e së enjtes, më 15 nëntor 2012, është zhvilluar ceremonia për hedhjen e themeleve për ndërtimin e xhamisë së re te Ura e Bunës.
 
Me ftesë të donatorit për ndërtimin e kësaj xhamie, z. Gani Kryeziu, këtë ceremoni e ka nderuar me prezencën e tij edhe Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Selim Muça.
 
Në fjalën e tij para të pranishëmve, Hirësia e Tij ka theksuar se ndërtimi i një xhamie të re është një lajm i mirë dhe i gëzueshëm për besimtarët. Njëkohësisht, ai ka përgëzuar donatorin për ndërtimin e kësaj xhamie, duke theksuar se kush ndërton një xhami në këtë botë, do të ketë shpërblimin e All-llahut në xhennet.
 
Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari, në fjalën e mbajtur në prag të hedhjes së themeleve të këtij objekti të ri kulti islam, ka theksuar se një xhami e re do të thotë një qendër e re për edukimin e brezit të ri me frymën e besimit, moralit, frikës dhe dashurisë për Zotin. Ai është lutur që kjo vepër të jetë dëshmi besimi dhe të japë frutet e saj në të mirë të komunitetit.
 
Më pas, në shoqëri të tekbireve, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Selim Muça, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari dhe donatori i xhamisë së re, z. Gani Kryeziu, kanë zhvilluar edhe hedhjen simbolike të gur-themelit të xhamisë së re.
 
Xhamia e re e Urës së Bunës, ndërtohet mbi truallin e xhamisë së vjetër, që ka ekzistuar prej dekadash në të njëjtin vend, deri në vitin 1967, kur edhe xhamitë e Shkodrës u përfshinë nga fryma shkatërrimtare femohuese komuniste.

 

Hidhen themelet për xhaminë e re te Ura e Bunës - 15 nëntor 2012

Hidhen themelet për xhaminë e re te Ura e Bunës - 15 nëntor 2012

Hidhen themelet për xhaminë e re te Ura e Bunës - 15 nëntor 2012

Hidhen themelet për xhaminë e re te Ura e Bunës - 15 nëntor 2012