Paraditën e së enjtes,
më 8 nëntor 2012, Myftiu i Shkodrës Imam
Muhamed Sytari, ka pritur në një takim
të përzemërt e vëllazëror, Myftiun e
Iskenderunit (Turqi), H. Hamdi
Kavillioğlu, që shoqërohej nga atasheu
turk në Tiranë, z. Shaban Ishlek.
Gjatë takimit është folur mbi
bashkëpunimin e dy myftinive, ku Myftiu
i Iskenderunit ka lajmëruar Myftiun e
Shkodrës për angazhimin e institucionit
të tij për nisjen sa më shpejt të
ndërtimit të një xhamie të re në Zonën e
Shkodrës, atë të fshatit Barbullush, si
pjesë e bashkëpunimit të nisur që vitin
e shkuar.
Ndërkohë atasheu turk
në Tiranë, z. Shaban Ishlek, ka
vlerësuar se ndërtimi i kësaj xhamie
është pjesë e bashkëpunimit dhe
binjakëzimit që myftini të ndryshme në
Turqi kanë me myftini në Shqipëri. Ai ka
theksuar se kjo frymë e bashkëpunimit
duhet konsoliduar dhe ruajtur në shërbim
të besimit dhe lartësimit të fesë së
Zotit.
Bisedat në mes të dy
myftive kanë vijuar edhe në lidhje me
çështje të tjera që kanë të bëjnë me
organizimin e jetës fetare dhe
aktivitetin e dy myftinive. Me këtë rast,
Imam Muhamed Sytari e ka lajmëruar
Myftiun e Iskenderunit se me 16 nëntor
2012, muslimanët e Shkodrës përkujtojnë
22 vjetorin e rihapjes së xhamisë së
Plumbit, një datë e shënuar për krejt
muslimanët shqiptarë.
Për nder
të mikut nga Turqia, Myftiu i Shkodrës
ka shtruar një drekë vëllazërore, pas së
cilës është kryer edhe një vizitë në
xhaminë aktuale të Barbullushit.
|
|
|
|