Doli në qarkullim
botimi më i ri i Myftinisë Shkodër, “Buletin”,
nr. 2, 2011.
Në 280 faqet e tij, ky
botim i përvitshëm i Myftinisë Shkodër,
përmbledh të gjitha aktivitetet,
deklaratat, zhvillimet e ndryshme,
takimet, inspektimet, vizitat dhe
vizitorët, bamirësitë, tryezat
intelektuale etj, që ka zhvilluar
institucioni i Myftinisë Shkodër gjatë
vitit 2011.
Ky është viti i dytë dhe numri 2 i
këtij botimi, që dëshmon një risi të re
në botimet e Myftinisë Shkodër dhe ato
të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë,
në arkivimin e aktiviteteve dhe
veprimtarisë vjetore të Myftinisë.
Në faqet e këtij botimi, lexuesi do
ta ketë të lehtë të dëshmojë rolin e
Myftinisë Shkodër, drejtuesve të saj,
imamëve, intelektualëve dhe vullnetarëve
që punojnë ditë pas dite për të mbjellë
dhe konsoliduar vlera besimi, dije,
vëllazërie dhe qytetarie në Shkodër dhe
përtej saj.
Ky botim vjen në atmosferën e 10
vjetorit të gazetës “Udha Islame” dhe 22
vjetorit të rihapjes së Xhamisë së
Plumbit dhe rilejimit të lirisë së
besimit në Shkodër e Shqipëri.
|