Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Në orët e para pas mesnatës së ditës së hënë, më 5 nëntor 2012, në sheshin e xhamisë së Parrucës kanë mbërritur haxhilerët e Zonës Shkodër, pas një udhëtimi të gjatë nga Xheda në Prishtinë e më pas drejt Shkodrës.
           
Në pritje të tyre kishin dalë të afërm e familjarë, të cilët kanë pritur me shumë emocion mbërritjen e të dashurve të tyre, haxhilerëve të rinj të këtij viti, në një atmosferë të mbushur me urime, lutje dhe lotë gëzimi.

Të pranishëm në pritje të haxhilerëve kanë qenë edhe Myftiu i Zonës Shkodër, Imam Muhamed Sytari dhe Myftiu i Malësisë së Madhe, Haxhi Edmir Smjalaj, që janë takuar me haxhilerët e rinj duke u uruar atyre haxh të pranuar dhe mbërritjen shëndosh e mirë pranë të afërmve.

Në takimin e tyre me haxhilerët, dy myftilerët kanë theksuar se haxhi i pranuar e ka shpërblimin me xhennet dhe se Zona e Shkodrës mburret me haxhilerët e saj, të cilët me shumë sakrificë kanë udhëtuar drejt vendeve të shenjta për t’iu përgjigjur thirrjes së All-llahut.

MYFTINIA SHKODËR URON TË GJITHË HAXHILERËT:
ALL-LLAHU JUA PASTË PRANUAR HAXHIN
DHE MIRË SE JENI KTHYER NË VENDIN TUAJ,
ME BEGATITË DHE MIRËSITË E HAXHIT!

 

Kthehen haxhilerët e Zonës Shkodër - 5 nëntor 2012

Kthehen haxhilerët e Zonës Shkodër - 5 nëntor 2012

Kthehen haxhilerët e Zonës Shkodër - 5 nëntor 2012

Kthehen haxhilerët e Zonës Shkodër - 5 nëntor 2012