Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

"Sot, nëpërmjet mediave, njerëzit e politikës dhe përtej tyre kanë marrë të flasin për të drejtat e grave dhe nevojën e përfshirjes së tyre aty e këtu, në sferat e ndryshme të jetës. Në fakt, modeli më perfekt i shfaqjes së merituar të femrës, gjendet në Kur'an, në Traditën e Hz. Muhammedit (a.s), në krahët e historisë së bardhë islame. Aty, ku femra është dijetare e nderuar, edukatore brezash, bashkëshorte besnike, e re e ndershme dhe e ruajtur, besimtare e përkushtuar! Ky është modeli që duhet të ndjekë femra shqiptare sot, jo atë, drejt së cilit e thërrasin!?

Kemi nevojë që secili të bëhet misionar i mësimeve të Kur’anit, duke u përpjekur të këshillojmë ato që kemi më afër se kjo frymë e re e “përkujdesjes” për femrën nuk është asgjë tjetër vetëm se një përpjekje më shumë për ta devijuar edhe më shumë atë nga rruga e besimit dhe cilësitë e tij.

Në Islam, femra është e ftuar për të mësuar për të qenë e ditur, edukatore, studiuese e urtë, përfituese nga koha, që natyrshëm nuk të lejon të përkujdesesh për manikyrën e thonjve, as për llakun e flokëve. Në Islam femra është e ftuar të jetë e pastër, të ketë kontakte me ujin, abdesin, jo të mbytet në tymin e duhanit dhe duhmën e pijeve alkoolike të netëve të gjata me festa të zhurmshme e mbrëmje “mondane”. Në Islam femra është e ftuar të mbrojë nderin, jo të bëhet objekt që tërheq vëmendjen e tjerëve me veshjet e saj provokuese, me shfaqjen e hireve dhe nënshtrimin ndaj thirrjeve egoistike për t’u dukur para të tjerëve."- ka qenë thelbi i hytbes së mbajtur nga Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari, të xhumanë, më 2 nëntor, në xhaminë e Tophanës.

Në hytben e dytë, Myftiu ka folur edhe për fenomenin e uraganit Sandy, që preku para disa ditësh brigjet e disa shteteve amerikane. Myftiu tha se këto fenomene duhet të zgjojnë në zemrat tona nevojën për t’u kthyer nga Zoti, për të kërkuar falje dhe për të menduar për njerëzit në nevojë. “Është e nevojshme, -tha Myftiu- që njerëzit të kuptojnë se fenomene të tilla atmosferike, janë një tërheqje vëmendje për mbarë njerëzimin, që të kthehet nga Zoti dhe të falë dashuri e paqe, kudo në botë”.

 

 

Myftiu mban hytben e xhumasë në xhaminë e Tophanës - 2 nëntor 2012

Myftiu mban hytben e xhumasë në xhaminë e Tophanës - 2 nëntor 2012

Myftiu mban hytben e xhumasë në xhaminë e Tophanës - 2 nëntor 2012

Myftiu mban hytben e xhumasë në xhaminë e Tophanës - 2 nëntor 2012