Në atmosferën e
begatë të Kurban Bajramit, ditën e
shtunë, më 27 tetor 2012, Myftinia
Shkodër ka organizuar një shfaqje për
fëmijët e vegjël muslimanë.
Aktiviteti i drejtuar me shumë kujdes
nga edukatorja Valbona Halili (Molla),
është konceptuar si një shfaqje e
gëzueshme, ku janë ndërthurur leximet e
Kur’anit, me ilahitë e bukura, recitimet
e fëmijëve të grupit “Muslimani i vogël”,
këngët fëminore dhe një “Elegji për Hz.
Ibrahimin”.
Për rreth një orë,
fëmijët dhe familjarët e tyre kanë
kaluar momente shumë të bukura, sidomos
gjatë recitimeve plot emocion nga
fëmijët e vegjël dhe ilahive të
përzgjedhura për këtë shfaqje festive me
rastin e Kurban Bajramit.
|
|
|