Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Paraditën e së xhumasë, më 26 tetor 2012, Myftinia Shkodër ka nisur prerjen dhe shpërndarjen e 55 kurbaneve të ardhura nga bamirës të ndryshëm nga Turqia, me ndërmjetësinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe Ambasadës së Turqisë në Tiranë, si dhe nga bamirës shkodranë, që kanë afruar kurbanet e tyre për të ndihmuar të varfërit dhe njerëzit në nevojë.
           
Nën drejtimin e menaxherit të Myftinisë Shkodër, z. Blendi Alushi dhe imamit të xhamisë Bardhaj, z. Ilir Dizdari, është kryer prerja, pastrimi dhe ndarja e kurbaneve, që ka vijuar me shpërndarjen e tyre sipas një liste të përgatitur me shumë korrektësi duke përfshirë njerëz në nevojë nga të gjitha lagjet dhe fshatrat e Shkodrës. Në këtë listë është përfshirë edhe “Shtëpia e Fëmijës”, si një institucion që ka përherë nevojë për ndihmë dhe përkrahje, sidomos me rastin e bajrameve dhe festave të ndryshme.
           
Shpërndarja e kurbaneve është mbyllur mbrëmjen e së xhumasë, duke dëshmuar një organizim shembullor në kryerjen e një amaneti, të cilin Myftinia Shkodër e mori përsipër në shërbim të njerëzve në nevojë.
           
Myftinia Shkodër falënderon Kryesinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Ambasadën e Turqisë, Këshilltarin e saj për Çështjet Fetare dhe bamirësit shkodranë që dhanë kontributin e tyre që kjo Festë e begatë të festohej më me shumë bujari në shtëpitë e njerëzve të shumtë në nevojë që ka në shoqërinë tonë.

 

Myftinia Shkodër shpërndan kurbane për njerëz në nevojë - 26 tetor 2012

Myftinia Shkodër shpërndan kurbane për njerëz në nevojë - 26 tetor 2012

Myftinia Shkodër shpërndan kurbane për njerëz në nevojë - 26 tetor 2012

Myftinia Shkodër shpërndan kurbane për njerëz në nevojë - 26 tetor 2012