Paraditën e së enjtes,
më 25 tetor 2012, në ambientet e xhamisë
së Parrucës, Myftiu i Shkodrës Imam
Muhamed Sytari ka pritur vizitat
tradicionale me rastin e Festës së
Kurban Bajramit.
Gjatë saj, Myftiu së bashku me
imamët dhe drejtuesit e dy medreseve të
qytetit, kanë marrë urimet më të
përzemërta nga besimtarë të shumtë,
autoritete fetare të qytetit, drejtues
vendorë dhe lokalë etj.
Gjatë këtyre vizitave është folur
mbi atmosferën e begatë që pasqyron
Kurban Bajrami, në bërjen e kurbaneve,
në ndihmën ndaj nevojtarëve, në vizitat
familjare e ato shoqërore, në nxitjen e
harmonisë dhe vëllazërisë në shoqëri etj.
Myftiu ka pritur edhe një grup
arsimtarësh dhe intelektualësh nga
Turqia, të cilët kanë shprehur
njëkohësisht edhe kënaqësinë e
pjesëmarrjes në ceremoninë e faljes së
Kurban Bajramit në shesh, si një
eksperiencë shumë e bukur për ta dhe një
kujtim i veçantë nga vizita në Shkodër.
Në përfundim të pritjes
tradicionale me rastin e Kurban Bajramit,
në një intervistë për Tv1 Channel,
Myftiu i Shkodrës ka falënderuar
gazetarët që kanë ndjekur me seriozitet
dhe profesionalizëm ceremoninë e Kurban
Bajramit dhe pritjen e vizitave, sikurse
është lutur për besimtarët dhe qytetarët
e Shkodrës për një të ardhme më të
dritshme, plot besim e harmoni.
|
|
|
|
|
|