Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Që në orët e para të mëngjesit të ditës së enjte, më 25 tetor 2012, besimtarët muslimanë të Shkodrës janë drejtuar nga sheshi bri xhamisë “Ebu Bekër”, për të marrë pjesë në ceremoninë e Kurban Bajramit të këtij viti.
           
Pas faljes së namazit të sabahut, nën drejtimin e imamit të xhamisë Parrucë, z. Naim Drijaj, ka nisur programi i kësaj dite të begatë e festive.

Teologu Arben Halluni ka shpjeguar simbolikën e Festës së Kurban Bajramit dhe ka tërhequr vëmendjen e besimtarëve të pranishëm drejt nevojës për t’u lidhur përherë e më shumë me mësimet e fesë dhe udhëzimet e All-llahut.

Më pas, për rreth një orë, janë mbajtur biseda fetare nga imamët dhe teologët e nderuar Durim Kasemi, Lavdrim Hamja dhe Gilman Kazazi. Në këto biseda fetare është folur mbi vlerën e kurbanit, mbi domosdoshmërinë e kthimit nga feja dhe besimi, si dhe dobitë dhe rëndësia e haxhit, si një ndër shtyllat kryesore të fesë islame.

Në orën 7.45, nën drejtimin e Myftiut të Shkodrës Imam Muhamed Sytari, është kryer falja e namazit të Kurban Bajramit. Më pas, Myftiu ka mbajtur edhe hytben e rastit ku ka dhënë disa mesazhe në lidhje me domosdoshmërinë e besimit në shoqëri, mbi nevojën e kthimit nga Zoti dhe rritjen e harmonisë në mesin e besimtarëve.

Gjatë hytbes së tij, Myftiu ka folur edhe për fenonemin e gjakmarrjes, ku ka bërë thirrje që njerëzit të falin dhe të mëshirojnë për hir të Zotit, duke marrë si shembull hz. Muhammedin (a.s), që fali gjakun e axhës së tij.

Njëherazi, Myftiu ka bërë publik edhe iniciativën e tij dhe kërkesën me shkrim drejtuar Këshillit të Bashkisë Shkodër për emërtimin e sheshit qëndror të Shkodrës me emrin “Harmonia”, në respekt të vlerave të harmonisë dhe mirëkuptimit ndërfetar në Shkodër.

Një element i veçantë i kësaj Feste të madhe ka qenë edhe fakti se ajo përkon me 100 vjetorin e Shqipërisë. Me këtë rast, Myftiu është lutur për begatinë dhe prosperitetin e Shqipërisë dhe shqiptarëve, sikurse ka bërë thirrje që rinia të edukohet me vlerat e dijes, moralit, besimit dhe dashurisë për atdheun e shtrenjtë.

Atmosfera e ndërthurjes së Kurban Bajramit me Ditën e Pavarësisë ka qenë e pranishme edhe në dekorin e përgatitur nga Myftinia Shkodër me këtë rast.

 

Madhështia e Kurban Bajramit në Shkodër - 25 tetor 2012

Madhështia e Kurban Bajramit në Shkodër - 25 tetor 2012

Madhështia e Kurban Bajramit në Shkodër - 25 tetor 2012

Madhështia e Kurban Bajramit në Shkodër - 25 tetor 2012

Madhështia e Kurban Bajramit në Shkodër - 25 tetor 2012

Madhështia e Kurban Bajramit në Shkodër - 25 tetor 2012