Shkodër, më 24
tetor 2012
Të dashur
vëllezër dhe motra,
Ka ditë që ne dhe mbarë bota islame,
kemi hyrë në atmosferën e 10 ditëve të
begata, për të cilat All-llahu i
Madhëruar është betuar në Kur’an. Këto
ditë finalizohen me Kurban Bajramin,
festën e sakrificës së njeriut në rrugën
e ruajtjes së besimit dhe identitetit të
tij.
Nëpërmjet këtij mesazhi, dua të
përcjell tek ju urimet dhe lutjet më të
mira për një kthim të sinqertë nga Zoti
dhe mësimet e Tij, sidomos në këto ditë,
kur shoqëria shqiptare është prekur nga
fenomene dhe ngjarje që dëshmojnë
largimin nga rruga e Zotit dhe
rrëshqitjen drejt greminave të
injorancës dhe femohimit.
Këto ditë të madhnueshme, ku vepra e
mirë shumëfishohet në peshoren e Zotit,
duhet të na shërbejnë për t’u kthyer nga
drita e besimit, për ta dëshmuar
dashurinë e All-llahut në jetën tonë,
për ta gjetur prehjen në udhëzimin e Tij
të plotë, për të jetuar në harmoni me
tjetrin, për të kërkuar përherë pëlqimin
e Zotit në fjalët dhe veprat tona.
Këtë vit, për ne muslimanët
shqiptarë, kjo Festë e madhnueshme ka
një kuptim edhe më të veçantë nga vitet
e tjera, pasi vjen në prag të 100
vjetorit të Shqipërisë sonë të shtrenjtë.
Për këtë, le t’i lutemi Zotit për vendin
tonë të dashur, që të ketë përherë
përparim e dritë. Për familjen shqiptare,
që të ketë mbrojtjen dhe bekimet e Zotit.
Për individin shqiptar, që të jetojë me
dashurinë dhe frikën e Zotit në këtë
botë. Për shpirtrat e shqiptarëve të
mirë, që me besim në Zotin kontribuan
për të mirën e kësaj toke, t’i mëshirojë
Zoti. Për të ardhmen e fëmijëve tanë, që
të rriten me besim në Zotin, jo me
brumin e një ateizmi të çmendur, pasojat
e të cilit i përjetojmë ditë pas dite,
ne dhe shoqëria e jonë. Për rininë
shqiptare, që të gjejë rrugën e
udhëzimit hyjnor, jo devijimin moral e
intelektual në emër të lirisë.
Ditët e Kurban Bajramit, sjellshin
me vete prehje shpirtërore, qetësi dhe
mirësi hyjnore për shqiptarët e lodhur
nga rropatjet e hutuara drejt një të
ardhmeje të panjohur e të mjegullt.
Kurban Bajrami është të dëshmohemi
si muslimanë, të veprojmë si të tillë,
të jetojmë me besimin dhe fenë tonë, pa
u tunduar nga e sotmja, pa u frikësuar
nga e kaluara, pa u trembur nga e
ardhmja në një realitet gjeo-politik, në
të cilin ne kemi shumë për të dhënë, me
dashuri, dije e harmoni!
Gëzuar!
|
|