Ditën e xhuma, më 20
korrik 2012, Myftinia Shkodër ka shtruar iftarin e natës së parë
të Ramazanit
1433, për banorët e “Shtëpisë së
Moshuarve”
Shkodër.
Në mesazhin e tij para mediave dhe
para të pranishëmve, Myftiu Imam Muhamed
Sytari ka theksuar se iftari i parë i
këtij Ramazani është programuar të jetë
për azilantët e “Shtëpisë së
Moshuarve”,
pasi ata janë nëna të shtrenjta dhe
baballarë fisnikë, që kanë nevojë për
mbështetje dhe afrim.
Myftiu ka apeluar njerëzit
vullnetmirë dhe biznesmenët muslimanë,
që të tregohen bujarë dhe të
kontribuojnë për më të mirën e këtyre të
moshuarve që kanë nevojë për ndihmë dhe
asistencë, sidomos në këtë fillim
Ramazani. “Këta nëna dhe baballarë janë
amanet i Zotit për ne, amanet për
Shkodrën, prandaj të gjithë jemi të
obliguar të kontribuojmë sa të kemi
mundësi për ta”- ka thënë Myftiu.
Ai ka vlerësuar se respekti dhe
nderimi ndaj prindërve në Islam, është
një rrugë e sigurtë që të shpie drejt
xhennetit.
Më pas, në një atmosferë të
ngrohtë, është konsumuar iftari i parë i
këtij Ramazani, i shoqëruar me lutjet
karakteristike të tij.
|
|
|
|