Nga minberi i xhamisë
së Parrucës, të xhumanë, më 19 tetor
2012, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed
Sytari ka mbajtur hytben e radhës, në të
cilën ka dhënë disa këshilla dhe porosi
për haxhilerët e këtij viti, nga qyteti
i Shkodrës.
Myftiu ka shpjeguar
rëndësinë që ka adhurimi i haxhit, për
të bërë që besimtari të bëhet një
dëshmitar i Njësisë së All-llahut, i
vlerave të besimit dhe dashurisë së
madhe që rrezaton ai në zemër dhe mendje.
Gjatë kësaj hytbeje, Myftiu i
Shkodrës ka dhënë disa porosi dhe
këshilla për haxhilerët e këtij viti,
duke i ftuar që të përfitojnë nga koha
për të marrë përshpirtësinë që të dhuron
secili prej argumenteve të këtij
adhurimi dhe simbolet e tij të shenjta.
Ka kërkuar nga haxhilerët që në çdo
moment të haxhit të tyre, ta kujtojnë
Shkodrën dhe vendlindjen e tyre të
shtrenjtë, të luten për mirëqenien dhe
begatinë e shqiptarëve, të luten që All-llahu
ta pastrojë këtë shoqëri nga hutimi,
devijimi në besim etj.
Pas
përfundimit të namazit të xhumasë është
bërë edhe ceremonia e shpërndarjes së
pasaportave me vizat e haxhit dhe
ihramet për 34 haxhilerët shkodranë të
këtij viti.Më pas, në shoqërinë e
tekbireve dhe thirrjeve të telbijes,
besimtarët e pranishëm janë përshëndetur
me haxhilerët, duke kërkuar prej tyre
lutje dhe duke u uruar mbarësi dhe haxh
të pranuar.
|
|
|
|
|
|
|