Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Pasdrekën e së shtunës, më 13 tetor 2012, konsulli i Shtetit të Kuvajtit në Shqipëri, z. Fajsal El-Bakr, i shoqëruar edhe nga Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka zhvilluar një vizitë në “Shtëpinë e Fëmijës”, Shkodër.
           
Në takimin me drejtorin e këtij institucioni, z. Arjan Dushaj, konsulli i Kuvajtit, ka theksuar se kjo është një vizitë vëllazërore, për të njohur nga afër kushtet dhe gjendjen e “Shtëpisë së Fëmijës”, me qëllimin e mirë për të kontribuar sadopak për fëmijët që jetojnë në këtë shtëpi të madhe.
           
Gjatë bashkëbisedimit të ngrohtë në zyrën e drejtorit të kësaj shtëpie, konsulli kuvajtian është njohur me historikun e këtij institucioni, situatën e sotme të tij dhe peripecitë që ai kalon, ditë pas dite.
           
Drejtori ka falënderuar interesimin dhe kontributin e Ambasadës së Kuvajtit dhe Myftinisë Shkodër në drejtim të fëmijëve që jetojnë në këtë shtëpi dhe ndihmat e herë pas hershme për ta.           

Më pas, z. El-Bakr ka zhvilluar një vizitë në ambientet e këtij institucioni, si dhe është takuar me fëmijët që jetojnë në këtë shtëpi. Ai u ka uruar çdo të mirë fëmijëve, shëndet dhe mbarësi në jetë. Njëkohësisht, nëpërmjet fëmijëve të tij të pranishëm në këtë vizitë, u ka sjellë fëmijëve të kësaj shtëpie nga një dhuratë simbolike, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

 

Konsulli i Kuvajtit, vizitë në “Shtëpinë e Fëmijës” Shkodër - 13 tetor 2012

Konsulli i Kuvajtit, vizitë në “Shtëpinë e Fëmijës” Shkodër - 13 tetor 2012

Konsulli i Kuvajtit, vizitë në “Shtëpinë e Fëmijës” Shkodër - 13 tetor 2012

Konsulli i Kuvajtit, vizitë në “Shtëpinë e Fëmijës” Shkodër - 13 tetor 2012