Pasditën e së
mërkurës, më 10 tetor 2012, Myftinia
Shkodër ka zhvilluar ceremoninë e
fillimit të edicionit të parë të Kupës “Vllaznimi”,
në mes të xhemateve të xhamive të zonës
Postribë.
Ky aktivitet vjen në kuadër të
organizimit të sektorit të rinisë islame
në Myftininë Shkodër, në prag të Festës
së Kurban Bajramit, në bashkëpunim me
imamët e nderuar të zonës Postribë.
I pranishëm në këtë aktivitet ka
qenë edhe Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed
Sytari, i cili ka përshëndetur të
pranishmit. Myftiu ka uruar që
aktivitete të tilla të jenë shkak i
shtimit të harmonisë dhe vëllazërisë dhe
i angazhimit të rinisë islame për të
qenë model në shoqëri.
Myftiu ka falënderuar angazhimin e
imamëve të nderuar të zonës Postribë,
Shkëlqim Sykaj, Ruzhdi Plangaj, Agim
Hoxha, Fitim Karmaj, Indrit Plangaj etj,
që janë bërë shembull i harmonisë dhe i
edukimit të rinisë me vlerat e besimit
dhe fesë islame.
Aktivitetin e ka përshëndetur edhe
përgjegjësi i sektorit të rinisë në
Myftininë Shkodër, teologu Ervil Kuçi
dhe imamët e nderuar Shkëlqim Sykaj dhe
Ruzhdi Plangaj, që kanë theksuar se këto
aktivitete janë një domosdoshmëri në
rrugën e shtimit të harmonisë,
vëllazërisë dhe mirëkuptimit në mesin e
rinisë islame të kësaj zone muslimane.
Në edicionin e parë të Kupës “Vllaznimi”,
marrin pjesë 28 ekipe, që do të
zhvillojnë ndeshjet e tyre në një hark
kohor prej dy javësh.
|
|
|
|