Ditën e shtunë, më 6
tetor 2012, Myftiu i Shkodrës Imam
Muhamed Sytari ka pritur Kryetarin e
Bashkësisë Islame të Prizrenit, Lutfi ef.
Ballek dhe një grup imamësh dhe
muezinësh të Prizrenit, në një vizitë
vëllazërore në qytetin e Shkodrës.
Në një bashkëbisedim të ngrohtë me
miqtë nga Prizreni, Myftiu ka ndarë
kënaqësinë e takimit, duke theksuar se
vizita të tilla e shtojnë harmoninë dhe
bashkëpunimin, aq më shumë në mes të dy
myftinive Shkodër e Prizren, që janë
binjakëzuar që në 15 tetor 2011.
Myftiu i ka njohur miqtë edhe me
aktivitetin e fundit të organizuar nga
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në
bashkëpunim me bashkësitë islame të
trevave shqiptare, në përkujtim të
kontributit të prijësve muslimanë të
trevave shqiptare në 100 vitet e fundit.
Njëkohësisht, është diskutuar edhe për
botimin më të ri të K. M. Sh,
enciklopedia e 100 personaliteteve të
shquara të kulturës islame në trojet
shqiptare.
Imamët dhe muezinët nga Prizreni
kanë vizituar edhe xhaminë e Parrucës
dhe disa vende të tjera të spikatura të
trashëgimisë islame në qytetin e
Shkodrës, ku kanë marrë edhe shpjegimet
e duhura nga Myftiu i Shkodrës.
|
|
|
|
|