Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

Harta e Vizitorëve

Pasditën e së enjtes, më 4 tetor 2012, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka pritur në një takim të posaçëm Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE, On. Prof. Riccardo Migliori dhe delegacionin shoqërues.
           
Duke i uruar mirëseardhjen në Shkodër, Myftiu ka vlerësuar vizitën e Presidentit të A.P. të OSBE, prof. Riccardo Migliori dhe delegacionit shoqërues duke theksuar se vlerësimi i lirisë dhe demokracisë, respektimit të besimeve fetare, lirive dhe të drejtave të njeriut kudo në botë është një qëllim i shtrenjtë për të cilin duhet të punojmë të gjithë sëbashku, në mënyrë që rinia e sotme të ketë një të ardhme më të mirë, plot besim, liri dhe të drejta të garantuara.
           
Nga ana e tij Prof. Migliori ka bërë një prezantim të veprimtarisë dhe qëllimeve të Asamblesë Parlamentare të OSBE dhe ka kërkuar mendimet e Myftiut në lidhje me harmoninë e besimeve dhe lirinë e individit.
           
Imam Muhamed Sytari ka theksuar se Shkodra është një vend i rrethuar nga begati të shumta, një prej të cilave është edhe harmonia dhe dëshira për të jetuar paqësisht me gjithë diversitetin fetar. Ai ka theksuar se Islami e ka nxitur harmoninë me bijtë e misioneve fetare ibrahimite dhe pasuesit e Librave të Shenjtë.
           
Myftiu ka përmendur se do të kërkojë nga Këshilli i Bashkisë Shkodër që me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, sheshi ku janë vendosur xhamia “Ebu Bekër”, kisha françeskane dhe kisha ortodokse të marrë emrin “Sheshi Harmonia”, si një simbolikë e shtrenjtë e këtij shpirti që mbizotëron në shkodër.

Njëkohësisht, ka theksuar se do të kërkojë edhe nga drejtuesit e tjerë fetarë të Shkodrës dhe Bashkia e saj, që me rastin e kësaj feste të shtrenjtë për Shqipërinë, minaret e xhamisë kryesore të Shkodrës, kampanjeli i kishës françeskane dhe asaj ortodokse të lidhen me vargje dritash, që të ndriçojë drita e harmonisë dhe e bashkëjetesës ndërfetare në Shkodër dhe Shqipëri.           

Pas një bashkëbisedimi të gjatë të shoqëruar nga mirëkuptimi dhe respekti reciprok, me kërkesën e miqve, është zhvilluar edhe një vizitë në ambientet e brendshme të xhamisë së Parrucës, ku Myftiu i ka shpjeguar miqve historinë e kësaj xhamie dhe thelbin e predikimeve të përjavshme që mbahen në të.

Myftiu pret Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE - 4 tetor 2012