Paraditën e së
mërkures, më 3 tetor 2012, Myftiu i
Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka pritur
në një takim të përzemërt e vëllazëror,
bamirësin dhe mikun e nderuar nga Turqia,
z. Rafet Bilaç.
Pasi i ka uruar mirëseardhjen në
Shkodër, Myftiu i ka shprehur z. Bilaç
mirënjohjen e tij personale dhe të
Myftinisë Shkodër për angazhimet dhe
kontributin e tij personal dhe të
shoqatës “Istanbul” në shërbim të
besimit, kulturës, arsimit dhe dijes në
përgjithësi, në Shkodër dhe përtej saj.
Myftiu ka theksuar se Myftinia
Shkodër është e interesuar që këto
kontribute të vazhdojnë edhe më tej, me
shërbime dhe projekte të reja, që i
shërbejnë më së miri prezantimit sa më
dinjitoz të Thirrjes Islame në qytetin e
Shkodrës.
Nga ana e tij, z. Rafet Bilaç, i ka
përcjellur Myftiut selamet dhe
përshëndetjet e përzemërta të dijetarit
dhe hoxhës së nderuar osman ef. Nuri
Topbash, si dhe lutjet e sinqerta për
mbarësi dhe suksese në drejtim të
Myftinisë Shkodër.
Gjatë takimit është folur edhe për
disa projekte kulturore dhe fetare, që
ka Myftinia Shkodër, sidomos në shërbim
të trashëgimisë islame të qytetit dhe
hoxhallarëve të Shkodrës. Me këtë rast,
Myftiu i ka dhuruar z. Rafet Bilaç edhe
enciklopedinë më të re: “100
personalitete shqiptare të kulturës
islame”, botim i Komunitetit Mysliman të
Shqipërisë.
Në këtë takim prezantonte edhe
drejtori i shoqatës “Istanbul”, z.
Ridvan Seferaj.
|
|