Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Ditën e mërkure, më 3 tetor 2012, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka pritur në një takim të përzemërt e miqësor, autorin e librit “Paqe dhe dashuni”, Tony Ndoj Prendushi.

I rikthyer në vendlindje, pas shumë vitesh emigrim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, z. Tony Ndoj Prendushi (i lindur në Shkodër, në vitin 1930), është autor i librit “Paqe dhe dashuni”, nëpërmjet të cilit shpreh eksperiencën e tij personale si humanist, në shërbim të interesave të kombit dhe vendlindjes së tij, në ditët më të vështira të viteve të para të tranzicionit.

Gjatë kësaj vizite, z. Tony Ndoj Prendushi, ka falënderuar Myftininë e Shkodrës për angazhimin e saj dhe mesazhet e paqes dhe humanizmit që përcjell në shoqëri.

Ndërkohë, Myftiu Imam Muhamed Sytari ka shprehur mirënjohjen e tij për misionin e veshur me dashuri për vendlindjen dhe njerëzit, me të cilin z. Prendushi është rikthyer në atdhe, pas vitesh të shumta në mërgim.

Myftiu ka theksuar se shqiptarët e kanë në traditën dhe kulturën e tyre respektin ndaj fesë dhe njerëzve të saj, të cilët janë prijës të unitetit, paqes, mirëkuptimit dhe dashurisë së njeriut për vëllanë e tij njeri.

Gjatë takimit, është folur edhe për historinë dhe dhembjet e kaluara të shqiptarëve nën regjimin komunist dhe privimin nga feja dhe mësimet e saj. Janë kujtuar hoxhallarë dhe priftërinj, të afirmuar për shërbimet e tyre të sinqerta në shërbim të binomit fe dhe atdhe. Në këtë kontekst, Myftiu i ka dhuruar z. Prendushi edhe librin e dijetarit dhe hoxhës së nderuar shkodran Hafiz Ali Kraja, “A duhet feja – A pengon bashkimin kombëtar”, ribotuar nga Kryesia e K.M.Sh.

Gjatë kësaj vizite në Myftininë e Shkodrës, z. Tony Ndoj Prendushi shoqërohej nga studiuesi dhe intelektuali i njohur, z. Ahmet Osja.

 

Myftiu pret autorin e librit “Paqe dhe dashuni”, Tony Ndoj Prendushi - 3 tetor 2012

Myftiu pret autorin e librit “Paqe dhe dashuni”, Tony Ndoj Prendushi - 3 tetor 2012

Myftiu pret autorin e librit “Paqe dhe dashuni”, Tony Ndoj Prendushi - 3 tetor 2012