Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Pasditën e së mërkures, më 26 shtator 2012, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka mbledhur në një takim të përbashkët anëtarët e Këshillit të Myftinisë dhe imamët e qytetit dhe të zonave të Myftinisë Shkodër.  

Qëllimi i këtij takimi ka qenë diskutimi i disa çështjeve që kanë të bëjnë me rolin që ka Myftinia në qytetin e Shkodrës dhe prezantimin e saj sa më dinjitoz si një faktor i rëndësishëm në shoqëri.
           
Myftiu ka kërkuar nga imamët, të bëjnë më të mirën në shërbimet dhe thirrjen e tyre islame. Ai ka theksuar se imami ka një rol të rëndësishëm në bashkimin e njerëzve dhe edukimin e tyre me shpirtin e besimit dhe harmoninë në shoqëri.
           
Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për marrëdhëniet e Myftinisë Shkodër me institucionet e tjera, sidomos me Bashkinë dhe këshillin e saj, ku të pranishmit janë informuar mbi disa nga kërkesat e përsëritura nga Myftinia drejtuar këshillit bashkiak dhe kryetarit të Bashkisë Shkodër, në lidhje me çështje që prekin interesat e Myftinisë Shkodër.
           
Në këtë takim është diskutuar edhe për ardhjen e Kurban Bajramit. Myftiu ka udhëzuar që gjatë hytbeve të ardhshme të kësaj periudhe, të flitet për personalitetin e hz. Muhammedit (a.s) dhe shembullin e tij, si një domosdoshmëri në këtë kohë, kur gjurmët e islamofobisë janë përhapur gjithandej nëpër botë.           

Anëtarët e Këshillit të Myftinisë dhe imamët e pranishëm kanë miratuar në mënyrë unanime, propozimet e Myftiut për nderimin dhe vlerësimin e disa personaliteteve të Myftinisë Shkodër, me të cilat Myftinia do t’i drejtohet Kryesisë së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe këshillit bashkiak Shkodër.

 

Myftiu mbledh Këshillin e Myftinisë dhe imamët në një takim të përbashkët - 26 shtator 2012

Myftiu mbledh Këshillin e Myftinisë dhe imamët në një takim të përbashkët - 26 shtator 2012

Myftiu mbledh Këshillin e Myftinisë dhe imamët në një takim të përbashkët - 26 shtator 2012