Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Kryeministri Sali Berisha mori pjesë dje në mesditë në punimet e Ndërkombëtares së Demokratëve te Qendrës, që u zhvillua në Romë në ambientet e Parlamentit Italian. 

Në takimin që u drejtua nga Presidenti i Internacionales së Demokratëve të Qendrës, Pier Ferdinando Casini, morën pjesë liderë politikë nga vendet anëtare, ndër të cilët kryeministrat e Spanjës, Irlandës, Hungarisë dhe Greqisë.

Gjatë fjalimit të tij në këtë takim, kryeministri shqiptar nuk la pa përmendur edhe shembullin e qytetëruar që ka dhënë Myftinia Shkodër, në shenjë proteste ndaj filmit amatoresk amerikan, që denigron personalitetin e profetit Muhammed (a.s).

Ndër të tjera kryeministri Sali Berisha ka thënë: “Më lejoni t’ju vë në dijeni mbi faktet e fundit, pas filmit të “Pafajësia e myslimanëve”, imamët në Shqipëri ishin të pakënaqur, por ata i bënë thirrje ndjekësve të tyre, në respekt të profetit të adhuruar Muhamed, të japin gjak për fëmijët talasemik, të sigurojnë libra falas për të rinjtë, për t’i edukuar më mirë. Imamët arritën në përfundimin se kjo është mënyra më e mirë për ta nderuar profetin.”