Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Të xhumanë e 14 shtatorit 2012, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka zgjedhur ta falë në xhaminë e Medresesë. Me këtë rast, në hytben e kësaj xhumaje, Myftiu ka uruar fillimisht mësuesit dhe nxënësit në fillimvitin e ri shkollor.

Myftiu ka theksuar se Islami është feja e diturisë, përparimit dhe kërkimit shkencor. “Ajetet e shumta dhe hadithet, na nxisin përherë e më shumë që të afrohemi me All-llahun nëpërmjet rrugëve të dijes. Prandaj, ju të nderuar mësues dhe të dashur nxënës, e keni një arsye më shumë për t’u ndjerë të previligjuar në këto momente, pasi jeni duke rrugëtuar drejt pëlqimit të All-llahut”- ka theksuar Myftiu.

Më pas, Myftiu ka folur edhe për indinjatën e thellë që është përhapur në çdo cep të botës islame, me rastin e shfaqjes në Amerikë të një filmi të turpshëm që prek shenjtërinë e fesë islame dhe personalitetin e Resulull-llahit (a.s).

“Njëqind jehudi a tërë jehuditë e botës po të mblidhen në kontributin e tyre kundër Islamit e muslimanëve, nuk na habit. Ata, që dikur u mblodhën ta eliminonin fizikisht Resulull-llahin (a.s), sot bënë filmin e turpit të tyre.

Ne e dënojmë pa asnjë tolerancë këtë film që prek shenjtërinë e fesë tonë! Resulull-llahin e kemi nanë e babë, e kur baba e nana preken, ne nuk kemi asnjë tolerancë ndaj atij që zgjat dorën e tij të fëlliqtë ndaj shenjtërive tona!

Ky film, në të vërtetë është dëshmi e mentaliteteve komuniste në vendin e lirive dhe të demokracisë! Ne shqiptarët, më mirë se kushdo tjetër e dimë se çfarë do të thotë të prekësh shenjtërinë e fesë dhe të abuzosh me shenjtëritë e tjetrit!

Por, binduni se këto shfaqje janë dëshmi të grahmës së një fryme mbytëse, që për shekuj e ka marrë për dore njerëzimin drejt humnerave intelektuale, morale e shpirtërore! Ky film dhe veprimet e shërbëtorit të shejtanit, priftit që dogji kohë më parë Librin e Shenjtë, janë një goditje për krejt fetë në botë, për shenjtëritë dhe besimtarët e mbarë globit!

Porosia ime për ju është të shfrytëzojmë kohën që të mësojmë ditë pas dite, përherë e më shumë për fenë tonë, për Resulull-llahin (a.s) nga burimet tona origjinale, jo nga ajo që përpiqen të na servirin jomuslimanët për Islamin dhe të dërguarin e All-llahut!”- ka theksuar ndër të tjera Myftiu.

 

Myftiu: “Resulull-llahin e kemi nanë e babë!” - xhamia e Medresesë, 14 shtator 2012

Myftiu: “Resulull-llahin e kemi nanë e babë!” - xhamia e Medresesë, 14 shtator 2012

Myftiu: “Resulull-llahin e kemi nanë e babë!” - xhamia e Medresesë, 14 shtator 2012

Myftiu: “Resulull-llahin e kemi nanë e babë!” - xhamia e Medresesë, 14 shtator 2012