Ata që dikur
frikësoheshin nga dërgesa Jote profetike, se
do të përmbyste perandorinë e shirkut
dhe të idhujtarisë në tokë, lanë
trashëgimtarë... Trashëgimtarët e tyre,
paskan realizuar një film, nëpërmjet të
cilit, përsëri shfaqin frikën e tyre, se
drita me të cilën u dërgove do të
zbulojë errësirën e mashtrimit, me të
cilin sërish e tërheqin njerëzimin drejt
humnerave të pashmangshme të idhujtarisë, shirkut
e shenjtërimit të pashenjtërueshmes...
Dhe ata, teksa, jashtë vullnetit të
tyre bëhen dëshmitarë të madhështisë
Tënde, njëkohësisht dëshmojnë grahmat e
një fryme dehëse, që ka shekuj që
abuzon me njerëzimin dhe intelektin e
tij, duke u përpjekur ta bëjë besimtar
legjendash, mitesh e hije "hubelësh" e "uzzashë"
mashtruese, të shpikura nga mendje të
pushtuara nga errësira idhujtarie,
shirku e diabolizmi...
Ja
Resulall-llah... SELAMULL-LLAHI ALEJKE!
Imam
Muhamed Sytari
13
shtator 2012
|