Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

Harta e Vizitorëve

Ditën e mërkure, më 12 shtator 2012, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari, i shoqëruar nga pjesëtarë të stafit të Myftinisë Shkodër, ka zhvilluar një inspektim të punimeve që po bëhen për ndërtimin e xhamisë së re në fshatin Kuç të komunës Gur i Zi.
           
Pasi ka parë nga afër rezultatin e punimeve të deritanishme, Myftiu është shprehur i kënaqur për ecurinë e tyre, për cilësinë dhe angazhimin maksimal të ndërtuesve të xhamisë së re në këtë fshat. Ai ka vlerësuar punën dhe mundin e ndërtuesve, të cilët nuk janë ndalur as në ditët e nxehta të kësaj vere, por kanë punuar me një dëshirë të madhe për ta përfunduar sa më shpejt këtë objekt të rëndësishëm kulti për krejt zonën.

Myftiu është shprehur optimist për vazhdimësinë e punimeve dhe ka marrë garancinë e ndërtuesve se në një periudhë të afërt, xhamia e re e fshatit Kuç do të jetë e gatshme të presë besimtarët e saj për kryerjen e faljes dhe aktiviteteve të tjera fetare e kulturore.

Në rrugë të mbarë ndërtimi i xhamisë së re në fshatin Kuç - 12 shtator 2012