Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Ditën e martë, më 11 shator 2012, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka pritur në një vizitë, Prefekten e Qarkut Shkodër, znj. Voltana Ademi.
           
Gjatë këtij takimi është biseduar rreth bashkëpunimit të frytshëm në mes të dy institucioneve, ku është vlerësuar fryma e mirëkuptimit dhe angazhimi për të bërë atë që është më e mira në drejtim të ruajtjes së korrektësisë dhe bashkëpunimit të mëtejshëm.
           
Myftiu e ka falënderuar Prefekten Ademi për këtë vizitë të parë në Myftininë e Shkodrës dhe ka uruar mbarësi dhe suksese në punën dhe angazhimin e saj, si Prefekte e Qarkut Shkodër.
           
Nga ana e saj, Prefektja e Shkodrës znj. Voltana Ademi ka shprehur kënaqësinë e saj për këtë mikpritje dhe emocionet e vizitës. Ajo ka theksuar se Myftinia Shkodër është një institucion me rëndësi në qytetin e Shkodrës dhe ka falënderuar Myftiun Imam Muhamed Sytari për kontributin e tij dhe të Myftinisë Shkodër në qytetin dhe Zonën e Shkodrës.
           
Bisedat janë përqendruar edhe te traditat dhe kultura islame e hoxhallarëve dhe prijësve të kaluar të Shkodrës, roli i tyre i vyer në mbjelljen e kulturës së dijes dhe përkushtimit në shoqëri dhe përpjekjet e tyre kundër injorancës, ku Myftiu e ka njohur Prefekten me disa kontribute të hoxhallarëve shkodranë, të pasqyruara në botime të ndryshme.           

Me rastin e kësaj vizite, Myftiu i ka dhuruar Prefektes së Shkodrës veprën e plotë të dijetarit shkodran Imam Vehbi Ismaili dhe disa nga botimet që mbajnë autorësinë e Myftiut Imam Muhamed Sytari.

 

Myftiu pret në vizitë Prefekten e Shkodrës Voltana Ademi - 11 shtator 2012

Myftiu pret në vizitë Prefekten e Shkodrës Voltana Ademi - 11 shtator 2012

Myftiu pret në vizitë Prefekten e Shkodrës Voltana Ademi - 11 shtator 2012

Myftiu pret në vizitë Prefekten e Shkodrës Voltana Ademi - 11 shtator 2012