Paraditën e së
shtunës, më 1 shtator 2012, Myftinia
Shkodër ka zhvilluar aktivitetin
kulturor: “Gjurmëve të një muaji plot
jetë”. Në qendër të këtij aktiviteti ka
qenë atmosfera e begatë e muajit Ramazan
që kaloi, përshpirtësia e tij, tubimet
vëllazërore dhe kujtimet më të mira të
një muaji plot mirësi për mbarë botën.
Aktiviteti nisi me fjalën hapëse të
mbajtur nga teologu Ervil Kuçi,
nëpërmjet të cilës shpjegoi qëllimin e
këtij tubimi dhe dëshirën e mirë për të
kujtuar së bashku emocionet e një muaji
plot jetë besimi.
Më pas referuan, Myftiu i Shkodrës,
Imam Muhamed Sytari, Drejtori i Kulturës
në KMSh, Mr. Genti Kruja dhe imami i
xhamisë “Ebu Bekër”, teologu Idmir Plaku.
Në fjalët e tyre spikati përshkrimi
i atmosferës së Ramazanit në Shkodër,
Tiranë dhe mbarë Shqipërinë, duke
theksuar faktin e rritjes së dukshme të
numrit të agjëruesve gjatë këtij viti. U
theksua se gjatë këtij Ramazani spikatën
aktivitete risi, si: emisionet e shumta
televizive, tendat e ndryshme, ku u
shpërndanë materiale të bollshme
informative rreth Ramazanit, kohëve të
faljes etj, teravia në sheshin “Dëshmorët
e Kombit” në Natën e Kadrit, falja e
Fitër Bajramit në sheshet kryesore të
mbarë Shqipërisë etj.
Referatet u shoqëruan edhe nga
materialet e larmishme në videoprojektor,
ku u përcollën aktivitetet dhe gjallëria
e një muaji që bashkoi muslimanët e
Shqipërisë dhe të mbarë botës rreth fesë
së tyre.
Imamë dhe intelektualë, përcollën
gjithashtu emocionet dhe kujtimet e tyre
në lidhje me këtë muaj të begatë, i cili
përfundoi në 19 gusht 2012.
Në fund, për të pranishmit ishte
përgatitur edhe një ftesë për kafe e çaj.
|
|
|
|
|
|