Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Të xhumanë e parë të muajit Shevval 1433, me datën 24 gusht 2012, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari kishte planifikuar të mbante hytben e radhës në xhaminë e Plumbit.
           
Nëpërmjet minberit të xhumasë, Myftiu ka vënë theksin te vazhdimësia e ruajtjes së frymës së muajit Ramazan, me adhurime, dhikre, lexim të Kur’anit e lutje në momente të ndryshme të ditë dhe natës.
           
Në hytben e kësaj xhumaje, Myftiu ka bërë një pasqyrë të realiteteve të përditshme me të cilat përballet Islami dhe muslimanët në botë. Ai ka theksuar se besimtarët nuk duhet të besojnë çdo lajm që dëgjohet në mediat e sotme, aq më tepër lajmet që prezantojnë një shoqëri islame të zhytur në gjak, në prapambejtje e dhunë. Myftiu ka theksuar se muslimani nuk e vret vëllanë e tij musliman. Ai ka tërhequr vëmendjen se ajo çfarë shihet dhe dëgjohet gjithandej në botën islame, nuk është asgjë tjetër veçse një komplot i vjetër e mesjetar, i modifikuar në formë e cilësi, i maskuar me anë të informacionit të djallëzuar, që ka për qëllim shkatërrimin e harmonisë dhe vëllazërisë së muslimanëve në botë, varfërimin e tyre, mbjelljen e pasigurisë dhe anarshisë kudo që të jenë, si dhe nënshtrimin e tyre nëpërmjet politikave të ndryshme globale.
           
Në hytben e dytë, Myftiu ka folur edhe për atmosferën e Fitër Bajramit dhe vizitat e shumta që janë kryer. Nuk ka lënë pa përmendur edhe vizitën e dyfishtë të përfaqësuesve të Bashkisë Shkodër në këtë ditë festive. Myftiu ka theksuar se përdorimi i fesë për interesa meskine personale a për të përçuar mesazhe të caktuara edhe me ngjyresë politike, është një sjellje provinciale dhe shumë e ulët e disa njerëzve që mbi çdo moral kanë moralin e egoizmit dhe interesave personale që i shenjtërojnë mbi çdo interes.           

Myftiu ka theksuar se Bashkia Shkodër ka shumë për të bërë në drejtim të respektimit dhe vlerësimit të personaliteteve islame të Shkodrës, gjurmëve të tyre në këtë qytet, restaurimit të shtëpive ku ata kanë jetuar, rregullimin e emërtimeve të shumë rrugëve e shesheve etj.