Në mbrëmjen e dytë të
Fitër Bajramit, në zyrën xhamisë më
erdhi një plakë me një vajzë dhe një i
ri që nga pamja e jashtme dukeshin si
nga Azia Qendrore. E moshuara, me një
anglishte të thyer më tregoi se djali i
ri me emirn Whi, i cili ishte me
origjinë nga Vietnami, kishte dëshirë të
informohej më shumë rreth Islamit dhe
mbase do e pranonte atë.
Pas
sqarimit të shtyllave të besimit dhe ato
të praktikës Islame, disa prej të cilave
dallohej se ishte i informuar më përpara,
Whi shprehu dëshirën të pranojë Islamin.
U ula më afër tij dhe i shtërngova dorën.
I thashë të përsëriste pas meje fjalët e
Deklaratës Islame (Shehadetit) në gjuhën
Arabe dhe Anglisht. Nga emocionet
shpirtërore që ndiente, disa fjalë ia
përsëritja dy herë.
Më pas pyeta
dy vëllezërit muslimanë që gjindeshin në
zyre të dëshmonin për pranimin e tij të
Islamit, pyetje të cilës menjëherë iu
përgjigjen pozitivisht. E rroka fort dhe
i urova mirëseardhjen në dritën e Zotit.
E moshuara dhe vajza që ishte me të
u gëzuan shumë, por e vëreja se me
padurim po priste për diçka dhe
menjëherë më pyeti: “Po emrin?” I vetmi
emër dhe person që më erdhi në mendje
menjëherë ishte Hoxha i nderuar Vehbi
Sulejman Gavoçi dhe brenda sekondave i
thashë: “Le të jetë emri yt i ri Vehbi,
për nder dhe respekt të dijetarit plot
dritë Vehbi Sulejman Gavoci, i cili
vinte në Shkodër në vitet e para të
demokracisë dhe lirisë fetare dhe na
mësonte Islamin sa në njërën xhami në
tjetrën!”
Dhe Whi, pranoi këtë
emër të nderuar të këtij dijetari të
shquar islam nga Shkodra.
Imam Didmar
Faja
Arizona, 2012
|